Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Mos harroni se çdo fëmijë ka veçantinë e tij dhe është i ndryshëm nga tjetri.
1.Jepini dashuri dhe kujdes fëmijës suaj me qëndrueshmëri dhe stabilitet. Dashuria është thelbësore për zhvillimin e fëmijës, ashtu siç është ushqimi për trupin e tij.
2.Jepini fëmijës tuaj sa më shumë kohë që mundeni. Më shumë vlen të flasësh, të luash dhe të lexosh me fëmijën sesa të merresh vazhdimisht me rregullin dhe pastërtinë e shtëpisë.
3.Sigurohuni që fëmija juaj të ketë përvoja të reja që nga momenti i lindjes së tij. Këto përvoja e pasurojnë atë dhe e ndihmojnë të zhvillohet natyrshëm.
4.Inkurajoni fëmijën tuaj të luajë në çdo mënyrë të mundshme. Loja është e rëndësishme nëse fëmija luan vetëm ose kur më vonë luan me fëmijët e tjerë. Loja është e rëndësishme, sepse përmes saj fëmija zbulon, imiton, ndërton, shtiret, krijon.
5.Inkurajoni fëmijën tuaj më shumë për përpjekje sesa për sukses.
6.Sigurohuni që t’i jepni fëmijës tuaj përgjegjësi. Aftësitë e një fëmije mund të rriten vetëm me përvojë dhe t’i ndihmojnë ata t’i zhvillojnë ato ngadalë më shumë pavarësi.
7.Mos harroni se çdo fëmijë ka veçantinë e tij dhe është i ndryshëm nga tjetri. Prandaj, sjellja jonë duhet t’i “përshtatet” çdo fëmije.
8.Kur kritikoni dhe qortoni fëmijën tuaj, sigurohuni që kjo të bëhet në atë mënyrë që t’i përshtatet karakterit të tij dhe çdo veçorie të tij.
9.Asnjëherë mos e kërcënoni fëmijën tuaj se do ndërprisni ta doni atë dhe se…, mund ta dëboni edhe nga shtëpia. Mund të jetë e drejtë të refuzosh sjelljen e tij, por asnjëherë vetë fëmijën.
10.Mos prisni që fëmija juaj të tregojë mirënjohje lehtësisht. Fëmija nuk ju kërkoi ta sillni në botë, zgjedhja është e juaja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.