FB

June 21, 2021 | 9:57

10 këshilla të arta si duhet të sillemi me një adoleshent problematik. Parandalimi është më i lehtë se shërimi!

A dëgjon lehtë sygjerime një adoleshent? Pse të gjithë kur kemi fëmijët në këtë moshë sjelljet e tyre na duket se janë të ngjashme. Mendime dhe këshillla për t’ju ardhur në ndihmë rreth disa problemeve sociale që shqetësojnë shoqërinë?

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, autore librash për adoleshentët

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, autore librash për adoleshentët

Kam menduar që herë pas here të trajtoj tema të adoleshencës, rinisë dhe grave në integrimin e tyre, duke pasur njohuri të duhura për shkak të specializimeve dhe kualifikimeve të mia do jem pranë jush në çështjet më kryesore që trazojnë jetën tuaj, edhe për shkak se jam autore e tre librave për këto problematika ku edhe kam dhënë udhëzimet e duhura.

Adoleshentët e sotëm modern kanë të theksuar prirjet për cigaren dhe lëndët psikotrope. Si duhet të sillemi me një adoleshënt në rastet kur ai është i dhunshëm e me prirje për përdorim duhani, alkooli apo lëndësh narkotike?

 Cilat janë 10 këshillat e arta:

1.Tregojeni me fjalë dhe shembuj konkretë që përballimi i situatave të vështira dhe i problemeve që nisin në jetën e një adoleshenti për arsye të ndryshme nuk zgjidhen duke përdorur alkool, duhan apo lendë narkotike, sqaroje me durim e kujdes që gjithkush që i ka hyrë asaj rruge përfundimi i tij ka qenë dështimi në jetë, familje, karrierë, dhe shpesh herë në dashuri e punë.

2.Nëse nuk ka motive të vlefshme dhe ka rënie në mësime, probleme në familje, apo gjendet nën një plogështi totale, kjo situatë duhet të merret si sirenë alarmi, e nëse do identifikoheshin në kohën e duhur, problemi i fëmijës tuaj do jetë më i lehtë për tu zgjidhur.

3.Kontrolloni mënyrën se si fëmija juaj në adoleshencë i shpenzon paratë dhe nëse ke nuhatur që përdor duhan apo cigare hashashi është momenti ti reduktoni shpenzimet dhe t’i ndryshoni në mënyrë të menjëhershme ritmin e veprimeve ditore, e të konsultoheni me specialistë, shpesh prindërit për të mbuluar mungesat e tyre pranë adoleshëntëve, maskohen nën petkun e parasë për ti kompensuar deri diku kohën pranë tij, e në vend që ta ndihmosh i ke dhënë stimul për çorientim.

4.Mos u bej në mënyrë kategorike aleat me adoleshentin nëse ke zbuluar cigare, apo më keq hashash në çantë edhe kur përpiqet të gjejë njëmijë e një justifikime që nuk është e imja, element të cilin për të dalë nga situata adoleshentët e përdorin në mënyrë sistematike.

Ata për të dalë nga kjo gjendje përdorin shprehjet, “Kam botën time dhe shoqëria ime të njëjtën gjë bën”; “nuk është fundi botës”; tani jam i rritur”, etj., slogane të tilla të kohëve që jetojne prindërit me adoleshentët, por nuk duhet në mënyrë absolute ta tolerosh as të bëhesh palë në gabimin e bërë, toleranca në këtë rast duhet të jetë zero.

5.Bashkëbisedo me fëmijën në adoleshencë dhe në mënyrë urgjente mos e neglizho në asnjë moment nësë ke nuhatur që është në prag përdorimi lëndësh narkotike se do jetë tepër vonë po prite ti si prind të mbarosh gjithë detyrat e tjera ditore e jetësore.

6.Vendos kufij të prerë dhe mos kini frikë nga kundërveprimi i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë po e mbron nga rreziku, në rast se tregohesh tolerant do rrezikosh më së shumti të humbësh çdo komunikim me të!

7.Krijo me të motiv të ri, që ta largosh sa më parë nga rreziku, nxite për një sport të ri apo ndrysho format e argëtimit që të shpenzojë energji të tjera shtesë e mos ti referohet vesit drejt të cilit mundet të ketë rendur, për arsye nga më të ndryshmet, si shoqëria jo e duhur, tepri e kohës së lirë të adoleshentit dhe mos vëmendjes së prindërve për shkak të jetës së ngarkuar.

8.Ndërto një test të fëmijës tënd për të zbuluar tipin e tij që pastaj të marrësh masat e duhura. Si për shembull a ka prirje fëmija juaj për të pasur vetë-kontroll të gabimeve të bëra?

9.Nëse do punoni me vëmendje rreth kësaj situate që ti ndërtove me fëmijën tënd në adoleshencë ka gjasa që ta parandalosh rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike si dhe dëshirës për të përdorur cigaren në moshë shumë të vogël.

10.Nëse ka ndodhur që fëmija juaj në adoleshencë është i përfshirë në grackën që i ofron përdorimi i tyre, atëherë drejtohu sa më parë qendrave të rehabilitimit dhe qendrave psikologjike pa hezituar se problemi do ekspozohet, sepse tashmë nuk ke çfarë të presësh më tepër nga këshillat apo sugjerimet, në këtë rast ti nuk je më efikas me rregulla receta apo çfarëdo tjetër, tashmë trupi dhe truri i adoleshentit është i tëri nën presionin e varësisë së lëndëve psikotrope dhe depresionit nga këto lëndë!

 

 

Xhoi Jakaj
Dr. shkencash dhe pedagoge

Autore e librit
“Adoleshenca në filtrin e dashurisë”
“Paradaoleshenca sfidat e prindërimit”
Dhe Libri i fundit “Grua”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top