Pushimet duhet të jenë një periudhë aventurash, zbavitjesh dhe relaksimi. Por për disa njerëz, përvoja mund të jetë e mbushur me ankth para se të arrijnë atje. Frika nga fluturimi prek një në katër udhëtarët, duke i bërë ata të ndihen të stresuar dhe të shqetësuar, duke shkaktuar sulme paniku dhe në disa raste duke i penguar krejtësisht ata që të fluturojnë.
Por mos lejoni frikën që t’ju mbajë dhe mos t’ju lejojë të fluturoni, ju mund t’ia dilni me besim dhe disa masa vetë-ndihmuese.
Shkarkoni një aplikacion meditimi
Ka shumë aplikacione të vëmendjes që mund të shkarkoni për t’ju ndihmuar nëse filloni të ndjeheni nervoz në një fluturim.
Shpërqendroni vetveten
Mënyra më e mirë për të marrë një fluturim të gjatë është duke pasur diçka për të humbur mendjen. Merr me vete një përzgjedhje të revistave ose një libri të ri dhe gjithçka që ju nevojitet për të mbajtur veten të zënë për disa orë.
Jepini fund frikës tuaj
Para se të planifikoni udhëtimin tuaj të ardhshëm të madh, përpiquni të kaloni pak kohë duke menduar për atë që vërtet shkakton frikën tuaj të fluturimit, në këtë mënyrë mund të veproni në përputhje me rrethanat.
Merrni frymë
Frymëmarrja është mënyra më e mirë për të qetësuar veten nëse ndjeni panik ose shqetësoheni për një fluturim. Ka teknika të ndryshme që mund t’i përdorni, por qëllimi kryesor është të ngadalësoni frymëmarrjen dhe të fokusoheni te nxjerrja në vend të frymëmarrjes.
Shkoni herët në aeroport
Për udhëtarët e shqetësuar, shpesh mund të ndjehen sikur aeroportet janë projektuar qëllimisht për t’ju krijuar panik. Për këtë arsye fitoni kohë duke shkuar herët, shmangni kafeinën pasi mund të përkeqësojë ndjenjat e stresit.
Zgjidh anën më të rehatshme
Nëse jeni klaustrofobik, ju mund të kërkoni të uleni në rreshtin më të përshtatshëm. Kur blini biletën sigurohuni të zgjidhni vendin ku ndjeheni më rehat edhe në qoftë se do të duhet të paguash më shumë. Gjithashtu mund t’u kërkoni shoqëruesve të fluturimit që nëse ka vende të lira të lëvizni në një vend me më shumë hapësirë.
Përdorni maskën e syve dhe setin e veshëve
Disa njerëz bëhen tepër nervoz nga udhëtimet natën, por nëse provoni të pushoni, kjo është mënyra më e mirë për ta bërë kohën të fluturojë. Merrni një maskë për sytë dhe një set bllokues veshësh që të mund të flini. Aparatet e veshit janë veçanërisht të dobishme pasi bllokojnë zhurmën e aeroplanit . Maskat e syve gjithashtu do të sinjalizojnë që shoqëruesit e fluturimit të mos ju shqetësojnë.
Tregojuni stjuardesave
Stjuardesat përballen çdo ditë me njerëz të cilët bëhen nervoz nga fluturimi. Kur të hipni në një aeroplan, tregoni kujdestarit tuaj më të afërt se jeni të shqetësuar dhe falë përvojës së tyre ato do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.
Praktikoni pikën e presionit
Ka një pikë presioni në anën e pasme të dorës, në formën V në pjesën e eshtrave të gishtit të madh dhe të gishtit tregues. Ndonëse nuk funksionon për të gjithë, kjo pikë lidhet me ankthin dhe shtypja e saj lehtëson simptomat e tensionit.
Bëni një kurs për frikën e fluturimit
Nëse frika juaj nga fluturim ju pengon të udhëtoni, mendoni të kërkoni ndihmë profesionale. Disa kompani ajrore, duke përfshirë British Airways, Virgin dhe EasyJet, si dhe disa aeroporte, ofrojnë kurse për frikën nga fluturimet. Këto kurse ofrohen nga pilotët, ekuipazhi dhe psikologët me qëllim që të trajtojnë të gjitha aspektet e frikës së fluturimit dhe si t’i kapërcejnë ato.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.