Teste

March 21, 2018 | 14:04

TEST / Çfarë babai do të jetë partneri juaj?

Gatishmëria për t’u bërë prind, ka për qëllim aftësinë e individit për ta kryer sa më mirë këtë rol. Meshkujt, në dallim nga femrat, janë më të arsyeshëm dhe jo të nxitur nga instinktet. Nëse një femër sjell në mend dëshirën për të qenë shtatzënë, për të përjetuar praninë e foshnjës nëntë muaj brenda vetes pa i dhënë rëndësi kohës dhe pasojave, te një mashkull ka vlerë momenti se kur ai duhet të jetë prind. Kur një mashkull ndihet i realizuar në profesion, me të ardhura të kënaqshme, në prani të një femre që e vlerëson dhe e dashuron, dëshira për të qenë prind bëhet reale. Por, çfarë babai do të jetë ai?

Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë…

1. A është i duruar partneri juaj?

a. Po, është shumë i duruar.

b. Mjaftueshëm.

c. Jo, është një burrë i padurueshëm.

2. Kur partneri është pranë fëmijëve të miqve apo familjarëve:

a. Bëhet një fëmijë edhe ai.

b. Argëtohet dhe luan me ta.

c. Është gjithmonë në siklet pranë tyre.

3. Mendon se kur të bëhet baba partneri juaj do të qëndrojë me fëmijët:

a. Gjithë kohën e tij të lirë.

b. Në pjesën më të madhe të kohës së lirë, duke hequr dorë nga dëshirat e veta.

c. Sa më shumë të jetë e nevojshme, por nuk do të vendosë asnjëherë në vend të dytë pasionet dhe interesat e tij.

4. A ju flet partneri për fëmijët që do të keni?

a. Po, shpesh.

b. Ndonjëherë po.

c. Jo, zakonisht jam unë që e hap këtë temë.

5. Beson se partneri është gati për t’u bërë baba?

a. Po, me gjithë zemër.

b. Besoj se ka nevojë për më shumë kohë.

c. Jo, në këtë moment nuk është gati.

6. Keni dalë për shopping dhe ndaleni para një dyqani fëmijësh:

a. Ai ndalon menjëherë për të parë vitrinën.

b. Sheh vitrinën dhe bën një koment të këndshëm.

c. As nuk i hedh sytë dyqanit.

7. Niveli i stresit të partnerit në këtë periudhë është:

a. Shumë i lartë, i ka nervat tel.

b. Mjaft i lartë për arsye të ndryshme.

c. Nuk është fare i stresuar.

8. Si do ta përshkruanit marrëdhënien me partnerin?

a. Dashuri e pastër.

b. Jemi në një lidhje harmonike.

c. Është një periudhë me shumë ulje-ngritje.

9. Mendoni se kur të bëhet baba, do të ndërrojë pelenat e fëmijëve?

a. Sigurisht që po.

b. Ndoshta po, por nuk jam e sigurt.

c. Jo, nuk besoj fare.

10. Financat dhe puna e partnerit tuaj është:

a. E shkëlqyer.

b. Mjaft e mirë.

c. E vështirë.

Më shumë A

Baba model

Partneri juaj do të jetë një baba protektiv dhe i dashur me fëmijët. Do të dijë të kujdeset për nevojat e tyre me durim dhe delikatesë, dhe mbi të gjitha do të dijë të qëndrojë pranë jush si nënë e ardhshme edhe në momentet më të vështira e të mundimshme. Do të jeni dy prindër të shkëlqyer.

Më shumë B

Baba i mirë

Partneri juaj është një baba mjaft i mirë, por siç ndodh shpesh, edhe ai do të jetë i detyruar të mos jetë shumë i pranishëm për shkak të punës, ose do të bjerë pre e momenteve të vështira dhe stresuese. Gjithsesi, nuk do ta heqë asnjëherë vëmendjen nga ju dhe do të jetë i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për familjen e tij.

Më shumë C

Baba i shpërqendruar

Partneri juaj duket se nuk është ende gati për t’u bërë baba dhe në këtë periudhë rrezikon të jetë një baba i shkëputur dhe i larguar nga ju. Nuk është ende gati të sakrifikojë gjithçka për fëmijët e tij dhe për familjen. Askush nuk lind me një manual për t’u bërë baba i mirë, por atij do t’i duhej një manual i tillë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top