FB

March 2, 2022 | 8:25

10 mënyra për të mos u ndjerë keq nga veprimet tuaja

Pak njerëz arrijnë në moshën madhore pa u penduar për veprimet që kanë bërë në të shkuarën. Ju mund të keni një ‘grusht’ keqardhjesh dhe të dini se mund t’ju mbajnë të mbërthyer, t’ju vjedhin gëzimin dhe të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tuaja duke ecur përpara.

female_couch_pillow_732x549-thumbnail-732x549

Kur përjetoni një akt tradhtie, ka të ngjarë të keni ndjenja pendimi dhe keqardhjeje. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të rëndoheni prej tyre gjatë gjithë jetës. Ju mund të përballeni me keqardhjet tuaja dhe t’i largoni ato, gjë që do t’ju japë liri dhe gëzim.

Merrni parasysh këto dhjetë mënyra për të mos u ndjerë keq:

1. Vendosni të mos jetoni në të kaluarën. Keqardhja na mban të mbërthyer në të kaluarën ndërsa vajtojmë për dështimet dhe mundësitë e humbura. Ne mendojmë për atë që mund të ketë qenë dhe humbasim gëzimin e të jetuarit sot.

2. Mos u ndalni në gabimet tuaja. Të ndalesh te gabimet është si t’i vendosësh ato nën një mikroskop, gjë që shtrembëron realitetin dhe bën që gjithçka të duket më e madhe se sa është në të vërtetë.

3. Fale veten. Pranoni se keqardhja është një formë e mosfaljes së vetes. Mund të jetë më e lehtë të falësh të tjerët sesa veten. Por, të çlirosh veten nga faji dhe turpi është një çelës për të ecur përtej keqardhjes.

4. Përpiquni për vetëpranim. Ju keni bërë gabime, ndoshta të këqija, por kjo nuk do të thotë se jeni përcaktuar nga ato gabime. Prano se je njeri dhe se nuk bën mirë të rijetosh gabimin tënd pa pushim.

5. Kupto se nuk je vetëm. Çdo person është diku në rrugëtimin tënd, që gjithmonë është aty për të ndihmuar dhe mbështetur në hapat e jetës.

6. Bëjini mendimet tuaja të punojnë për ju. Biseda juaj me veten është një zë i fuqishëm. Zëvendësoni qëllimisht mendimet tuaja negative me ato pozitive.

7. Kuptoni se keqardhja ju rrëmben nga energjia pozitive. Lufta me dhimbjen dhe zemërimin çdo ditë kërkon shumë energji të çmuar. Ju kushton gjumin e humbur, ju ‘vjedh’ paqen dhe të qeshurën dhe i përball muskujt tuaj me tension të vazhdueshëm.

8. Identifikoni mësimet e nxjerra. Pothuajse çdo përvojë – e vështirë apo e bukur – na mëson diçka. Çfarë njohurish mund të dalloni që do t’ju mundësojnë të shmangni telashet herën tjetër?

9. Vendosni për ta zgjidhur atë. Keqardhjet nuk largohen vetvetiu. Procesi i shërimit kërkon vëmendje dhe veprim të qëllimshëm. Nuk ka nevojë të rëndoheni më. Merrni hapa për të arritur paqen e brendshme.

10. Lini pas gjithçka. Pasi të keni ndërmarrë hapa për të kapërcyer gabimet e së kaluarës dhe pasojat e tyre, lërini ato pas. Mos lejoni që pendimet të rifitojnë terren në jetën tuaj. Vazhdoni me një fillim të ri.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi psychologytoday.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top