Sandalet me takë me rrip tek kyçi i këmbës, të tjerat ultra të sheshta, modelet me takë mesatare dhe me takë të hollë, të dizenjuara me gura që të japin idenë e vendosjes së bizhuterive në këmbë deri tek ato të tjerat shumë të thjeshta, larmishmëria e modeleve të sandaleve këtë sezon veror është e madhe. Modelet më trendi dhe më të bukura janë cilësuar ato të dizenjuara me buzhiteri, të cilat kanë detaje të çmuara të ndërtuara me perla, kristale, gurë gjysmë të çmuar, diamant të rremë dhe Swarovski që tërheqin vëmendjen dhe i japin atë dukjen unike dhe të sofistikuar çdo veshjeje.
1. Sandalet reflektuese
Sandalet reflektuese janë aksesori perfekt pas errësirës. Prodhuar në Itali, ato kanë rripa të hollë PVC transparente, kristale dhe takë të hollë dhe me shkëlqim. Vishini ato me fustane mini ose pantallona të shkurtuara.
2. Sanadalet e mbuluara me diamant të rremë
A ka ndonjë gjë më të këndshme se një palë sandale plot shkëlqim? Këto në stilin perfekt të viteve ’90 janë të mbuluara me diamant të rremë dhe karakterizohen nga një brez maxi dhe thembra e çmuar.
3. Sandale me shirit bizhuterie
Kjo sandale bizhuterie e merr frymëzimin nga tradita veneciane në fushën e argjendarisë. Blade Venezia, me lëkurë metalike të shndritshme në ngjyrë ari, është zbukuruar në majë me një gërshet të mbështjellë me një shtrat të rremë.
4. Sandale me lidhëse të gjata, ngjyrë jeshile
Edhe nëse në një version bizhuteri, sandalet e verës 2022 nuk heqin dorë nga ana më qesharake dhe sensuale. Të ngritura nga një takë e hollë, ato janë të zbukuruara me kristale që mbështjellin rripat.
5. Sandale me dy rripa të hollë të mbushura me gurë
2 rripa të hollë dhe një takë e lartë, e mbushur plot gurë shkëlqyes në këmbën tuaj do të dukeshin super të bukura. Gjithashtu janë të përshtatshme për rastet tuaja të veçanta.
6. Sandale kristali të sheshta
Modeli i sheshtë në lëkurë kafe është i domosdoshëm në përzgjedhjen tonë të sandaleve të stolive. Kjo sandale karakterizohet nga një dekorim kristali, shirit në gishtin e madh, mbyllja e kyçit të këmbës me shtrëngim, shtroja me logo dhe shollë e sheshtë prej lëkure.
7. Sandale me pamje të argjend
Frymëzuar nga bizhuteritë mbretërore, sandalet e argjendta ‘Just Queen’ të Christian Louboutin janë zbukuruar me kristale shkëlqyese përgjatë rripave të hollë.
8. Sandale të sheshta në modelin “Rockstud”
Sandale elegante e sheshtë Valentino Garavani, modeli Rockstud karakterizohet nga seria e stufave të aplikuara në lëkurë që e pasurojnë këpucën me guxim të çmuar.
9. Sandale lëkure metalike
Jo domosdoshmërisht kristale dhe perla, por sandalet e Verës 2022 janë gjithashtu të zbukuruara me materiale shkëlqyese metalike.
10. Sandale të sheshta të arta
Sandalet me stoli janë të pëlqyera dhe të veshura edhe në versionin e sheshtë. Për të qenë komod, këto sandale të Gianvito Rossi karakterizohen nga një model me lidhëse tek kyçi në nuancën më të ndritshme të artë.
Përgatiti S.P / Burimi www.elle.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.