FB

December 7, 2023 | 6:13

10 shenjat që tregojnë praninë e parazitëve në trupin tuaj

Një problem pak i njohur, por i zakonshëm që manifestohet me shenja të ndryshme të tilla si: lodhje, probleme gastrointestinale, ndryshim në peshë, dhimbje koke dhe probleme të lëkurës. Parazitët mund të depërtojnë në trupin tuaj nëpërmjet ushqimeve që nuk pastrohen siç duhet, apo të papjekura mirë, si peshku ose mishi. Gjithashtu, infeksionet mund të merren edhe nga moszbatimi i rregullave themelore të higjienës, si: larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë.

1

Këtu janë 10 shenja që tregojnë praninë e parazitëve në trupin tuaj:

  • Kruarje në zona të caktuara
  • Ndryshimet në peshë
  • Probleme gastrointestinale të tilla si diarre, kapsllëk dhe dhimbje
  • Të përziera
  • Ënjtje të barkut
  • Lodhje
  • Dhimbje koke
  • Gjak në jashtëqitje
  • Myk të lëkurës në zona të caktuara

Nëse keni këto shenja është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun. Gjithashtu, mund të përdorni metoda natyrale me bazë të bimëve mjekësore, të tilla si hudhra që është një antibakterial i fuqishëm, por kurrsesi nuk duhet të konsumohen me stomakun bosh! Për të luftuar “këta mysafirë të padëshiruar” janë të dobishme qepa dhe farat kungullit.

 Parazitët janë një problem i zakonshëm që sipas OBSH-së, prekin rreth tre miliardë persona.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top