Me të vërtetë më do apo jo? Kjo është një pyetje që gjithsecili nga ne bën në një pikë të marrëdhënies? Mund të duket absurd, por ajo nganjëherë mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar.
Ka shumë shenja të vogla, sjellje, të cilat tregojnë një ndjenjë tërheqje shumë më të thellë fizike ose emocionale. Dhe kjo ndjenjë është dashuria.
Shenjat që partneri juaj ju dashuron me të vërtetë:
1) Ndjenjat e tij janë të qëndrueshme, pavarësisht nga vështirësitë e jetës.
2) Ai shqetësohet dhe gjithmonë ju vjen në ndihmë kur ju keni nevojë.
3) Mundohet të qëndrojë pranë jush sa më shumë kohë të mundet
4) Të thotë “Të dua” duke të parë në sy. Sytë janë pasqyrë e shpirtit. Nëse ai është i sinqertë do e vëreni menjëherë.
5) I mungoni nëse qëndron larg shtëpisë, kërkon të dëgjojë zërin tënd.
7) Para se t’ju bëjë një dhuratë përpiqet të kuptojë shijet tuaja.
8) Pas një kohe që ka qëndruar larg nga ju, fytyra e tij shkëlqen nga gëzimi kur kthehet, është dukshëm i ngazëllyer.
9) Ai bën çdo gjë për të të bërë të lumtur.
10) Është i sinqertë. Sinqeriteti është thelbësor për të pasur besimin e personit tjetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.