Në fokus

October 10, 2018 | 11:22

10 tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Shëndeti mendor i të rinjve në një botë në ndryshim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore. Ka njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor.

E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve traumatike.

Me hashtag-un #DuartLartPërNjëMendjeTëShëndetshme, këtë vit Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka shpërndarë disa të dhëna zyrtare në lidhje me problemet e shëndetit mendor të të rinjve dhe shenjat paralajmëruese të këtyre problemeve.

Shëndeti emocional i të rinjve është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tyre fizik, por informacioni dhe mbështetja për këtë problematikë  mund të jetë e vështirë. Çështjet e shëndetit mendor, të tilla si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e të ngrënit janë të zakonshme dhe shpesh fillojnë në një moshë të re.

Fakte kryesore rreth shëndetit mendor të të rinjve nën moshën 24-vjeçare:

10% e fëmijëve dhe të rinjve (5-16 vjeç) vuajnë nga një problem i shëndetit mendor të diagnostuar klinikisht.

50% e problemeve të shëndetit mendor nisin në moshën 14 vjeçar dhe 75% në moshën 24 vjeç.

Vetëvrasja është shkaku më i zakonshëm i vdekjes për njerëzit e moshës 5-19 vjeç.

27% e nxënësve raportojnë se kanë një problem të shëndetit mendor. Gati gjysma thonë se këto shqetësime i pengojnë ata të plotësojnë disa detyra të përditshme.

80%  e të rinjve thonë se sezoni i provimeve ka një ndikim të madh në shëndetin e tyre mendor.

25% e të rinjve me një problem të diagnostikuar të shëndetit mendor kanë marrë trajtimi dhe kujdesin që u duhet.

Zakonisht 10 vjet është vonesa nga momenti që të rinjtë shfaqin simptoma të shëndetit të sëmurë mendor deri në kërkesën dhe marrjen e ndihmës nga profesionistët e shëndetit.

Shenjat paralajmëruese:

Ndryshime në oreks

Përdorim i alkoolit ose drogës

Probleme me gjumin, ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës

Dhimbje të pashpjegueshme

Rrinë të heshtur, të tërhequr

Nuk mund të përqendrohen, kanë humbje të kujtesës

Të hutuar

Preken lehtë dhe qajnë

Nuk bashkëpunojnë

Rënie e performancës akademike

Pasivitet

Frekuentim i dobët

Sjellje agresive

Marrja e tepërt e riskut

Mungesë e higjienës personale

Punojnë më shumë se sa u kërkohet

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top