Këshilla & Arsye

October 10, 2018 | 11:38

Nga Lira Gjika / Prindër, mënyra se si i rritni fëmijët është vendimtare për të ardhmen e tyre

Adoleshentët që e quajnë dhunën dhe fyerjen argëtim dhe vlerë, tregojnë se janë rritur në një mjedis ku ndjeshmëria emocionale ka qenë e ulët dhe pandjeshmëria ka qenë “stofa”e organizimit të shpirtit. Në këto kushte për të mirën si virtyt, nuk ka patur vend. Si familja dhe shkolla i kanë ofruar këtyre adoleshentëve modele dhe sistem vlerash të dyshimta.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Jo më kot të gjithë specialistët e psihës duke filluar nga kriminologët, psikologët, sociologët, të ndjekur nga neuroshkencëtarët e me radhë të tjerë specialistë, insistojë te toleranca. Durimi i të rriturit, përzgjedhja e fjalëve dhe veprimeve në përballjen me fëmijët, janë domosdoshmëri, sepse e mira dhe e keqja atëherë përftohen, perceptohen dhe rrënjosen. Gjithashtu insistojnë: “si është fëmijëria, do të jetë dhe adoleshenca”. Në fëmijëri mund ta trembësh fëmijën dhe ta bësh të heshtë apo të nënshtrohet, por në adoleshencë kjo gjë nuk ndodh më.

Të gjithë duhet të pranojmë, adoleshenti ose do të keqtrajtojë veten, si në rastin e alkoolit, drogës anoreksisë, bulimisë dhe vetëvrasjes, ose do të bëhet i dhunshëm me tjetrin dhe nuk do të pranojë dot autoritet tjetër përveç forcës dhe dhunës. Dhe jo se nuk dëshiron, por sepse nuk mund të ndjejë dhe njohë të mirën.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top