Mirëqenie

August 18, 2017 | 10:18

10 ushqime që shërbejnë si ilaçe natyrore

Duke zgjedhur ushqimet e duhura, ju mund të forconi kujtesën, të flini më mirë, të rrisni përqendrimin dhe të ndjeheni më pak të lodhur dhe të stresuar. Është provuar shkencërisht se përbërja dhe vlera ushqyese e shumë ushqimeve kanë efekte pozitive në humor, memorie, gjumë dhe përqendrim, dhe se disa janë edhe për shërimin, për rritjen e mirëqenies mendore, duke u bërë kështu ilaçet reale kundër depresionit dhe anti-stres natyrorë.

1

Këtu është lista e ushqimeve që nuk duhet të mungojnë në tryezat tona.

 

  1. Domate

Domatja është konsideruar si një drogë e vërtetë natyrore, e përshtatshme për parandalimin e sëmundjeve që prekin zemrën. E pasur në vitaminë C, e domosdoshme për funksionimin e sistemit imunitar dhe lycopen, një i antioksidant që lufton procesin e plakjes, mbron kundër dëmtimit gjenetik. Ajo gjithashtu ka veti parandaluese kundër kancerit.

  1. Avokado

Sot avokado konsiderohet si një superushqim, sepse, përveç të qënit e shkëlqyer në rastin e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit, ju lejon të kontrolloni sheqerin në gjak dhe për këtë arsye është gjithashtu e përshtatshme për diabetikët. Ajo ka veti anti-kancer dhe mbron mëlçinë.

Falë pranisë së vitaminave C dhe E , avokado është një antioksidant i madh dhe anti-inflamator.  Në sajë të taninës të pranishme në flavonoide dhe  karotenoide, gjithashtu neutralizon efektet e stresit në trup.

  1. Sardelet

Ky peshk është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe omega-3 , të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor. Sardelet janë të pasur me vitamina dhe elementë të tilla si, hekur, fosfor, magnez dhe kalcium. Vitamina D luan një rol jetik në kockat dhe ndihmon trupin të absorbojë kalcium.

  1. Frutat e kuqe

Të pasura me antioksidantë, ata ju mbrojnë nga sëmundjet, luftojnë infeksionet, si dhe përmirësojnë kujtesën.

  1. Vezë

Mjafton ideja se nga një vezë lind një jetë e re. Nga këtu mund të mendojmë se veza është një burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe ndihmon për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

  1. Lakra

Lakra është një burim i pasur mineralesh, vitaminash dhe aminoacidesh. Vitaminat ndihmojnë trupin të jetë më pak i ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve, eleminimin e radikalve të lira, shkatërrimin e toksinave, si dhe ka efekte pozitive në rastin e artritit dhe reumatizmës.

Vitamina K rrit përqendrimin dhe të gjitha funksionet mendore, kaliumi lehtëson rrjedhjen e gjakut dhe rregullon presionin ee tij. Lakra dhe brokoli ulin rrezikun e kancereve të ndryshme, sidomos të mushkërive dhe zorrës së trashë. Squfuri ndihmon kundër infeksioneve ndërsa glutamina ka veti anti-inflamatore.

  1. Arrat

Arra janë një ilaç për shëndetin. Të pasura në kripëra minerale janë një burim proteine vegjetale, gjithashtu përmbajnë vitaminë E dhe omega-3 që mbrojnë kundër inflamacioneve. Acidi ellagic është një antioksidant që nxit sistemin imunitar.

Arrat gjithashtu përmbajnë melatoninë natyrore, një substancë që është e nevojshme për trupin tonë për të ruajtur ciklet e gjumit.

  1. Panxhari

Është i pasur me minerale  të tilla si magnezi, zink, bakër, selen, kalium dhe fosfori. Edhe vitaminat janë të shumta, si dhe aminoacidet.  Eleminojnë yndyrën,  pastrojnë gjakun dhe mëlçinë, ndërsa prania e vitaminës C është e dobishme për sistemin imunitar. Acidi folik forcon kapilarët, duke ndihmuar në mbajtjen e një sistemi të shëndetshëm kardiovaskular.

  1. Erëzat

Shafrani, kanella janë erëza që duhet të jenë gjithmonë të pranishme në kuzhinë.

Shafrani përmirëson problemet e humorit, i pasur me antioksidantë, vitaminë B, është një antispasmodik, ndihmon tretjen e ushqimit, analgjezik dhe tonik.

Kanella heq dhimbjet menstruale, është një antibakterial natyrore, zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti, antiseptik, antiviral, ajo ndihmon për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe është një ilaç natyral për ftohjet dhe problmet me fytin.

  1. Hudhër dhe qepë

Hudhra është konsideruar si një ilaç natyral, antiviral dhe antibakterial. Ajo gjithashtu ndihmon presionin e ulët të gjakut, lufton infeksionet e lëkurës dhe mbron zemrën.

Edhe qepët, si hudhra, kanë veti antibakteriale, si dhe diuretike, që ndihmojnë për të pastruar trupin. Gjithashtu është e dobishme për të parandaluar dhe trajtuar ftohjet, gripin dhe dhimbjet e fytit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top