Mirëqenie

August 24, 2020 | 9:14

10 ushqimet më diuretike që lehtësojnë ënjtjen dhe mbajtjen e lëngjeve

Diuretikët janë ushqime që kanë aftësinë të stimulojnë eliminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi. Eliminimi në mënyrë natyrale i lëngjeve të tepërta nënkupton edhe eliminimin e toksinave dhe katabolitëve të tjerë të ndryshëm.

Ushqimet diuretike stimulojnë gjithashtu funksionimin e veshkave, organet që kanë për detyrë të filtrojnë gjakun dhe të lehtësojnë sistemin e toksinave. Lëngjet e tepërta nuk bëjnë mirë, pasi mund të rrisin presionin e gjakut dhe të ndikojnë negativisht në funksionimin e zemrës dhe veshkave.

Ushqime diuretike kundër mbajtjes së ujit

Ananasi. Një nga frutat më diuretik. Ndihmon në forcimin e mushkërive dhe zemrës dhe është i pasur me vitamina dhe minerale. Gjithashtu ai është pastrues dhe detoksifikues.

Shalqiri. I pasur me ujë, ka pak ose aspak kalori dhe përmban shumë vitaminë A dhe kalium. Gjithashtu është diuretik dhe hidratues.

Molla. Ato pastrojnë dhe përmbajnë fibra: si të gjithë frutat, ato ndihmojnë në thithjen e lëngjeve të tepërta dhe më pas i dëbojnë përmes urinës.

Dardha. Diuretike, anti-inflamatore, të shkëlqyeshme për “pastrimin” e gjakut. Ato janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave të tretshme dhe vitaminës C.

Rrushi i kuq. Përmban kalium dhe fibra, ndihmon në pastrimin e gjakut, rregullimin e kolesterolit dhe dëbimin e lëngjeve. Gjithashtu është i shkëlqyeshëm për mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

Papaja. Ajo përbëhet kryesisht nga uji, por gjithashtu përmban disa vitamina (A, C, B1, B2) dhe fibra. Papaja është gjithashtu e shkëlqyeshme kundër kapsllëkut.

Agrumet. Portokallet, limonët, mandarinat dhe grejpfrutët janë të pasura me kalium, magnez dhe vitaminë C. Ato ndihmojnë veshkat që ta bëjnë më mirë punën e tyre.

Asparagu. Ai është i pasur me fibra, kalium, vitaminë C dhe acid folik, dhe është një diuretik shumë i mirë.

Angjinarja. Ajo lufton mbajtjen e lëngjeve dhe promovon detoksifikimin e mëlçisë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit, ajo është e shkëlqyer për personat që vuajnë nga anemia.

Selinoja. Përveçse pastron ajo pëmirëson gjithashtu qarkullimin dhe nxit tranzitin e zorrëve, për shkak të përmbajtjes së fibrave.

 

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top