Në fokus

August 24, 2020 | 8:44

Humbja e nuhatjes nga koronavirus ndryshon shumë nga ajo e një ftohjeje

Ethet, kolla, të vjellat dhe diarreja, si dhe humbja e shijes dhe nuhatjes, janë simptomat karakteristike të Covid-19. Humbja e nuhatjes është gjithashtu shumë e zakonshme edhe tek personat me ftohje të zakonshme.

Por a ka ndonjë ndryshim midis humbjes së nuhatjes që përjetojnë pacientët me Covid-19 dhe atë të atyre që kanë një ftohje të zakonshme? Në rastin e koronavirusit hunda nuk është e bllokuar dhe pacienti merr frymë lirisht.

Një ekip hulumtues ndërkombëtar i drejtuar nga shkencëtarë nga Klinikat Universitare Saint-Luc në Bruksel dhe Universiteti Katolik i Louvain (Belgjikë), të cilët bashkëpunuan me kolegë të Shkollës Mjekësore Norwich në Universitetin e Anglisë Lindore ( Mbretëria e Bashkuar), Klinika Norfolk Smell & Taste, Departamenti i Otolaringologjisë i Spitalit Taksim në Stamboll, Spitali Universitar i Foggia dhe qendra të tjera kërkimore në të gjithë botën.

Rezultatet e hulumtimit “Krahasimi i COVID-19 dhe mosfunksionimi i zakonshëm kimosensorik” janë botuar në revistën shkencore të specializuar Rhinology.

Një studim i mëparshëm nga Shoqata Britanike e Otorhinolaringologjisë kishte zbuluar që një e treta e personave të infektuar me koronavirus kishin gjithashtu një humbje të nuhatjes (anosmia ose hiposmia), madje edhe në mungesë të simptomave të tjera.

Studiuesit nga Departamenti i Neurobiologjisë së Shkollës Mjekësore të Harvardit studiuan të dhënat gjenetike për të identifikuar llojet e qelizave në indin e nuhatjes që mund të kishin lejuar koronavirusin të pengonte perceptimin e aromave.

Ata zbuluan se neuronet e nuhatjes nuk shprehin dy gjenet kryesore (ACE2 dhe TMPRSS2) që lejojnë koronavirusin të infektojë qelizat. Në të kundërt, qelizat burimore të indit olfaktues shprehin të dy këta gjene. Këto të fundit, që gjenden në qelizat e indeve të frymëmarrjes së hundës, janë shënjestra kryesore dhe vendi i shumëzimit viral të koronavirusit të ri.

Studimi i ri

Për studimin e ri, shkencëtarët përfshinë një mostër prej 30 personash (10 me Covid-19, 10 me ftohje dhe 10 të shëndetshëm), të cilët iu nënshtruan testeve të ndryshme për të vlerësuar aftësinë për të perceptuar aromat dhe shijet dhe për të përcaktuar ndryshimet.

Duke analizuar të dhënat, doli që një nga ndryshimet kryesore midis pacientëve të infektuar me koronavirus dhe atyre me ftohje qëndronte në faktin se ata me covid-19 mund të merrnin frymë lirshëm përmes hundës. Për më tepër, ata që preken nga Covid-19 nuk janë në gjendje të perceptojnë shijet e hidhura dhe të ëmbla.

“Ne zbuluam se humbja e nuhatjes ishte shumë më e thellë te pacientët me COVID-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të zbulonin shijet e hidhura ose të ëmbla. Në fakt, humbja e shijes dukej të ishte ndryshimi thelbësor midis pacientëve me Covid-19 në krahasim me ata me ftohje”, tha profesori Carl Philpott në një njoftim për shtyp të botuar nga Universiteti i Anglisë Lindore.

Pse një ndryshim i tillë? Sipas shkencëtarëve, SARS-CoV-2 duhej të kishte hyrë në sistemin nervor qendror dhe ta nxiste atë përmes llambës së nuhatjes.

Ky ndryshim është me interes të madh, pasi – siç konstatojnë ekspertët – me teste të shpejta speciale do të ishte e mundur të dallohet një pacient me Covid-19 nga ai i prekur nga një sëmundje e zakonshme e frymëmarrjes.

Sigurisht, siç konstatojnë autorët e hulumtimit, këto teste nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë tamponin dhe teste të ngjashme, por, të praktikuara në rastin e mungesës së tamponëve dhe aty ku nevojitet kontroll i shpejtë, mund të ndihmonin shumë.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top