Lifestyle

November 10, 2016 | 12:12

10-vjeçarja i mbijetoi leukemisë, mysafire në NASA në sajë të shpikjes së saj

Vetëm 10-vjeçe jo vetëm që i mbijetoi kancerit, por ka qenë e ftuara speciale e NASA-s pasi fitoi një konkurs falë një shpikjeje të saj. Vogëlushja Bridgette Veneris, australiane, ideoji një sistem për ta bërë më të lehtë dhe të shpejtë për hapjen e ankerplasteve dhe fashave: falë intuitës është dominuar si shkencëtarja e vogël më e mirë në të gjithë Australinë, duke fituar kështu vendin e parë në konkursin LittleBIGidea.

1

“Jam tejet e kënaqur, nuk e kisha menduar kurrë se do të fitoja”, ka deklaruar vajza për “ABC News”. Bridgette, e sëmurë me leukemi, i është nënshtruar për 18 muaj kimioterapisë: pikërisht gjatë kësaj periudhe, duke parë infermieret dhe të afërmit të mundoheshin për të hapur ankerplastët, i erdhi kjo ide. “Është e vështirë për infermieret që të hapin ankerplastet sepse ato mbajnë doreza, por edhe për mamanë time ka qenë e vështirë, sepse i ka thonjtë e gjatë, – ka rrëfyer ajo. – Mendova: nëse askush nuk bën asgjë për këtë gjë, ky problem do të vazhdojë gjithmonë kështu”. Kështu vendosi të vinte veten në provë: në prototipin e realizuar dhe prezantuar nga ajo në konkurs, ankerplastët dhe fashat dalin jashtë kutive sterile, që para përdorimit. “Por, kutia mbyllet tërësisht duke i penguar bakteret të hyjnë brenda”, ka siguruar australiania vetëm 10-vjeçe.

Shpikja e saj gjithashtu bën një nder për mjedisin, pasi redukton mbetjet e plastikës. Dhe kjo vogëlushe është edhe një burim frymëzimi: Bridgette ka treguar se mund të kthejë një moment të errët në frymëzim për të ndihmuar të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top