Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët, ky është një fakt. Por, pavarësisht qëllimeve të mira, është e lehtë t’u transmetosh fëmijëve zakone të këqija që ndoshta as nuk i kupton. Në këtë artikull do të përpiqemi të identifikojmë të gjitha zakonet e papërshtatshme që prindërit ua mësojnë fëmijëve të tyre.
Zakone të këqija:
- Nuk i mësoni të kujdesen për sendet dhe njerëzit.
- Nuk i ndihmoni të vendosin qëllime.
- Nuk i mësoni të ushqehen shëndetshëm.
- Nuk u jepni kohë specifike për të parë televizor, për të lundruar në internet apo për të luajtur lojëra.
- Nuk i nxitni të lexojnë.
- Nuk i inkurajoni të shoqërohen.
- Nuk i mësoni të marrin vendime.
- Nuk i mësoni të jenë të rregullt.
- Nuk kërkoni bashkëpunimin e tyre në punët e shtëpisë.
- Nuk i inkurajoni të bëjnë pyetje për të sqaruar dyshimet e tyre.
Sa nga këto gabime nuk do të kishit marrë parasysh nëse nuk do t’i kishim përmendur në këtë artikull? Dhe ndoshta po pyesni veten: a ka një zgjidhje?
Sigurisht që ka një zgjidhje dhe ne do t’ju japim disa këshilla për të edukuar fëmijët tuaj në një mënyrë pozitive.
-Jini të vendosur dhe këmbëngulës dhe do të shihni se çfarë ndryshon!
-Vendosni kohë të sakta dhe të detyrueshme për të parë televizor, për të përdorur rrjetet sociale, për të lundruar në internet, për të përdorur telefonin. Koha maksimale nuk duhet të kalojë një orë.
-Ftojini ata shpesh të lexojnë një libër. Lëreni të zgjedhë atë që preferon, por kërkoni një rishikim me shkrim në fund të muajit, në mënyrë që të shfaq interes për një aktivitet rekreativ të rëndësisë më të madhe.
-Përpiquni t’i bëni ata të ushtrohen për të paktën 30 minuta në ditë. Lëvizja është thelbësore për rritjen e tyre, video lojërat nuk janë. Jini bindës me më ngurruesit.
-Kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e ushqimit të pashëndetshëm. Shmangni blerjen e tyre dhe shkuarjen për drekë/darkë, në vendet ku e servirin.
-Mësojeni të ketë synime, qoftë edhe të vogla.
-Nëse janë madhorë, bindini të dalin vullnetarë në ndonjë shoqatë.
-Mësojini ata të kursejnë para. Ata mund të lënë mënjanë 25% të parave që marrin dhuratë.
-Mësojini rëndësinë e urimit të atyre që e meritojnë, të mos ndjejë zili dhe zhgënjim.
-Mësojini atij se të bësh gabime është njerëzore dhe se ajo që ka rëndësi është gatishmëria për të rregulluar gabimet.
-Mësojini atij mirënjohjen.
Nuk është e lehtë të ndiqni të gjitha këto rekomandime, por shtyjini fëmijët tuaj dhe pse jo edhe veten drejt zakoneve të shëndetshme dhe të mira, do t’i ndihmoni ata të bëhen burra më të mirë.
Burimi / https://giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.