Janë gjërat e vogla dhe detajet ato që kanë rëndësi në një lidhje dashurie, ashtu si në çdo marrëdhënie tjetër në jetë! Sigurisht që rëndësia e fjalëve dhe veprave nuk zbehet sado vite të keni lidhur, por duket sikur veprimet e vogla janë ato që kanë më shumë rëndësi ! Nëse doni që lidhja juaj të jetë e shëndetshme dhe të zgjasë veç trëndafilve dhe fjalëve të dashurisë bëni tuajat disa nga zakonet e mëposhtme dhe shikoni sa prej karakteristikave më poshtë e përshkruajnë lidhjen tuaj.
1. Ata qëndrojnë shpesh bashkë
Çiftet e lumtura pëlqejnë shumë të qëndrojnë bashkë. Thjesht, të dalin bashkë, i sjell lumturi dhe i bën të ndihen të bashkuar.
2. Ata e dëgjojnë njëri-tjetrin
Çiftet e lumtura e dëgjojnë njëri-tjetrin. Atyre u pëlqen në fillim të kuptojnë, më pas, të kuptohen.
3. Ata qeshin shumë së bashku
Një shenjë shumë e mirë në lidhje është kur partnerët qeshin së bashku. E qeshura ul nivelin e stresit dhe e bën jetën në çift më argëtuese.
4. Mësim
Çiftet që kanë zgjedhur të jetojnë bashkë, kalojnë kohë duke mësuar së bashku. Ata mundohen të mësojnë gjëra të reja gjatë gjithë kohës, si edhe duke i ndarë këto mësime me njëri-tjetrin. Të mësuarit, përveçse e bën jetën më të bukur, i bën edhe partnerët më tërheqës për njëri-tjetrin.
5. Pëlqim
Çiftet e lumtura jo vetëm e duan njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, ata e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ata përqëndrohen më shumë te anët e mira të partnerit dhe kuptojnë se ato janë shumë më të rëndësishme se defektet nën lëkurë.
6. Të ndarit e përgjegjësive
Çiftet e lumtura ndajnë përgjegjësitë dhe detyrat mes njëri-tjetrit. Madje, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin edhe pa ia kërkuar.
7. Shikimi
Çiftet që e duan njëri-tjetrit e shohin partnerin me sy të tjerë. Ata zbulojnë gjithnjë gjëra të reja për tjetrin, gjëra, që e bëjnë atë edhe më tërheqës, seksi, unikë!
8. Ata i konsumojnë vaktet së bashku
Çiftet e dashuruara e hanë bashkë mëngjesin, drekën dhe darkën, madje edhe ndonjë ekstravakt në mesnatë.
9. Mbështesin ëndrrat e njëri-tjetrit
Çiftet e lumtura mbështesin gjithnjë ëndrrat dhe dëshirat e partnerit. Madje, në shumë raste ata janë “drejtues” të këtyre ëndrrave.
10. Kohëgjatësi
Lidhjet e shëndetshme zgjasin. Lidhjet e pashëndetshme, jo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.