Pothuajse të gjitha familjet që më drejtohen për ndihmë kanë fëmijë shumë të ndjeshëm (HS). Këta fëmijë janë të prirur për të përpunuar dhe reaguar ndaj përvojave të tyre në botë më thellë se fëmijët e tjerë, dhe të cilët priren të kenë më shumë sfida në përshtatjen me pritshmëritë dhe kufijtë e jetës. Këta fëmijë janë të mahnitshëm dhe rraskapitës.
Nëpërmjet punës sime me qindra familje kam fituar shumë njohuri për atë që i bën këta fëmijë të dallojnë, pse reagojnë në atë mënyrë.
10 zakonet e fëmijëve shumë të ndjeshëm:
- Ata përjetojnë shpërthime emocionale.
- Ata kanë reagime më të mëdha ndaj të dhënave shqisore.
- Janë më të prirur ndaj lodhjes dhe rraskapitjes.
- Ata janë të sintonizuar me të gjithë dhe gjithçka.
- Ata kanë një nevojë më intensive për kontroll dhe mund të jenë të ngurtë dhe jo fleksibël.
- Janë më të frikësuar dhe të kujdesshëm në situata të reja.
- Ata priren të kenë një tolerancë më të ulët ndaj zhgënjimit.
- Janë të prirur për perfeksionizëm dhe e kanë shumë të vështirë të humbasin.
- Ata e kanë të vështirë të tolerojnë korrigjimin.
- Janë më të vetëdijshëm dhe lehtësisht të nënçmuar.
Burimi / https://www.psychologytoday.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.