Lifestyle

December 12, 2020 | 8:16

102-vjeçarja që ka mposhtur gripin spanjoll, kancerin dhe Covid-in, ja sekreti i saj

Kjo njujorkeze e moshuar është 102 vjeçe dhe ka kaluar shumë gjëra. Ajo doli dy herë pozitive për Covid-19, arriti të mposhtte kancerin dhe u rikuperua nga gripi spanjoll. Kjo gjyshe ka lindur në vitin 1918, në një varkë migrantësh, sot ajo jeton në një shtëpi pensionistësh. Sipas vajzës së saj, ekziston një sekret i madh pas shëndetit të saj të hekurt: një dëshirë e pabesueshme për të jetuar.

Gjyshja dhe shëndeti i saj i hekurt

Fytyra e saj u bë e famshme në internet pasi shumë media filluan të ndanin historinë e saj të pabesueshme. Pavarësisht moshës së saj të madhe ajo gëzon një shëndet të jashtëzakonshëm. Angelina Friedman u prek kohët e fundit nga Covid-19, jo një herë, por dy herë.

Në të kaluarën ajo ka mundur gripin spanjoll, disa vjet më parë ajo mundi kancerin dhe nga familja e saj me 10 fëmijë është e mbijetuara e fundit. Shëndeti i saj i hekurt do të ishte rezultat i dëshirës së saj të madhe për të jetuar, thotë vajza e saj, e bindur se psikika luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e kësaj super gjysheje.

Të moshuarit janë ndër njerëzit më të rrezikuar të vdesin nga Covid-19 dhe Angelina Friedman ka dalë dy herë pozitive dhe është shëruar, ndryshe nga shumë prej të moshuarve të tjerë, të cilët janë ndarë nga jeta. Ajo u përball me Covid-19, ethe dhe izolim në Mars 2020 dhe më pas u riinfektua përsëri në Tetor.

Ka edhe të moshuar të tjerë që i kanë mbijetuar Covid-19, nuk është e vetmja, por është e vetmja që ka arritur ta mposhtë Covid-19 dy herë.

Historia e kësaj gruaje të pabesueshme ndez shpresën në zemrat e të gjithë neve dhe na mëson të kujtojmë që duhet të jemi mirënjohës për gjithçka që jeta na jep, për mirë ose për keq.

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top