Gjithmonë ka qetësi para furtunës. Kur do të ndodhë një tërmet, ju nuk e ndjeni. Lëkundjet ndodhin në heshtje derisa, në fund, nuk ka më hapësirë për të lëvizur dhe asnjë heshtje për t’u frenuar. Gratë janë të ngjashme, ato përdorin heshtjen si paralajmërim. Kur një grua hesht, kjo ndodh për 11 arsye:
- Po merr rrugën e duhur
Është e lehtë të lejosh që gjuha të marrë avantazhin mbi mendjen dhe të thotë gjëra të dëmshme. Edhe në zemërim e sipër, një grua mund të qëndrojë e heshtur sepse e di se po merr rrugën e duhur, përndryshe në të ardhmen do ta dëmtojë më shumë.
- Po shërohet
Ajo është e lënduar. Dëshiron të tërhiqet dhe të shërohet. Vetmia e ngushëllon dhe ajo e di se do të jetë më mirë pasi të rrijë vetëm për një farë kohe.
- Ajo dëshiron të jetë vetëm
Në të kaluarën ajo është përpjekur të shkojë tek të tjerët për këshilla dhe ka mësuar se përfshirja e tyre në problemet e saj, i bën gjërat më të ndërlikuara. Ajo e di se e ka forcën të merret me problemet vetë, dhe kjo është pikërisht ajo që po bën.
- Ka nevojë për kohë
Gjithçka është bërë shumë e lodhshme për të. Është në limite të durimit dhe i duhet vetëm hapësirë dhe kohë.
- Është e angazhuar
Ndonjëherë, në realitet ajo është vetëm thjesht duke bërë gjërat e veta dhe ky është shkaku i heshtjes së saj. Puna e saj është me të vërtetë duke shkuar mirë, bën takime me mike të reja, stërvitet gjatë mbrëmjeve.
- Ka nevojë për ju
Ajo nuk di si t’ju kërkojë të jeni më të pranishëm, kështu që nuk thotë asgjë. Kur ju shikon, ajo përcjell trishtimin e saj tek ju.
- Është duke marrë veten
Në vend që të debatojë, ose të vazhdojë betejën e atyre që kanë të drejtë dhe që duhet të bëjnë diçka, ajo hesht. Është e shëndetshme për të, që të zgjedhë betejat e veta, me gjërat e vogla mund të merret më vonë.
- Ka nevojë për pushim
Nuk ka ikur përgjithmonë, por është vërtet e inatosur dhe ka nevojë për pushim. Ajo do të kthehet, por tani duhet ta lini të qetë.
- Po mendon shumë
Ajo është e shqetësuar për gjithçka. Të kesh kaq shumë përgjegjësi mund të jetë problem.
- Po bëhet e fortë
Ajo është mbështetje dhe prijëse për të gjithë. Kur ndodh diçka shkatërruese, i lëshon britmat e veta vetëm kur është në vetmi. Ajo e di që të gjithë do të përfitojnë nëse vazhdon të ecë përpara. Ajo është i fortë dhe i lejon gjërat të ndodhin, në mënyrë që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
- Nuk di çfarë të thotë tjetër
Ndonjëherë nuk ka asgjë për të thënë. Kur komunikimi ka arritur në një rrugë pa krye dhe dy njerëz nuk janë në gjendje të lidhen në asnjë mënyrë, nuk ka shumë për të thënë. Nëse ajo ka provuare ka provuar të kapërcejë dhe asgjë nuk ka funksionuar, përfundimisht do të ndalojë së përpjekuri.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.