Nga Marzia Nicolini
Truri në ikje? Italiane të detyruara të lënë gadishullin në kërkim të fatit? Por, ka dhe nga ata që kanë zgjedhur vendin tonë, e njohur si “ëndrra italiane”. Reportazhi fotografik nga Luca Migliore na dhuron 11 portrete. Madje, qa nga krahinat më jugore të Italisë, nga Ragusa e Siracusa. Kjo provon se Mesdheu është shtëpia e të gjithëve.
Spanjollja Ana Olaran Bartolome, 56 vjeçe, e ka zhvilluar krijimtarinë e saj në veshje dhe aksesorë tekstili. Ajo mbërriti në Itali 34 vjet më parë. Jeton në Modica dhe është protagonistja e parë e projektit fotografik të Luca Migliore-it “11”. Por pse njëmbëdhjetë? “Ky numër është i lidhur me planetin Uran dhe moshën e Ujorit”, shpjegon fotografi, – “shenja e njëmbëdhjetë e Zodiakut: doja t’i jepja mirënjohje kësaj periudhe ndryshimesh”.
Trembëdhjetë vjet më parë u zhvendos nga Zvicra, saktësisht nga Zyrihu. Ajo ka një fermë biologjike në fshatin sicilian pranë Modica, ku jeton në mesin e shumë kafshëve.
Kërcimi afrikan e ka ndjekur Fatou Camara, 34 vjeçe, nga Guinea në Itali dymbëdhjetë vjet më parë. Sot ajo jep mësim në këtë praktikë interesante. Camara jeton në Comiso, në krahinën e Raguzës, është e martuar me një muzikant sicilian. Së bashku kanë tri fëmijë.
Nga Somalia në Itali në kërkim të lirisë. Hawa Hadem, 38 vjeçe sot punon për shtëpinë e familjes Don Puglisi në Sirakuza. Ajo jeton në Itali prej dhjetë vjetësh. Flet pak italisht dhe është e martuar.
Me origjinë gjermane, italiania e birësuar (që jeton prej 27 vjetësh në Belpaese), Inge Hack, 60 vjeçe, ka ndërtuar familjen e saj në Itali, e martuar me një sicilian dhe është një (Ultra) maratoniste. Italia e birësoi 27 vjet më parë: jeton në Modica, është pjesë e “Modica Athletic” dhe ka fituar shtetësi nderi në vitin 2012.
Shqiptarja Ismete Selmanaj është një shkrimtare e shkëlqyer, 48 vjeçe. Jeton në Itali prej 27 vitesh. Libri i saj i fundit titullohet “Le teste dei due aironi rossi” (Krerët e dy froneve të kuq). Është e martuar dhe ka tri djem. Jeton në provincën e Mesinës.
Marijana Bzovski, 48 vjeçe, ka lënë tokën e saj të origjinës, Serbinë gjatë luftës, 26 vjet më parë. Mbërriti në Sicili për të studiuar italisht, por kur u mbyllën kufijtë me ish-Jugosllavinë, nuk mundi të kthehej më në vendin e saj. Ka dy vajza dhe është aktore teatri.
Aktorja tjetër (është artizane) është spanjollja Montserrat Grau Ferrier, 63 vjeçe. Megjithëse e la vendin e saj kur ishte fare e re, ajo ndodhet në Itali vetëm prej tetë vitesh. Jeton në Modica më shumë kafshë. Ka dy fëmijë.
Mbërriti në Itali nga Tunizia kur ishte 22 vjeçe. Sot Nejla Hassen, 32 vjeçe merret me të drejtat e grave myslimane dhe për këtë bashkëbisedon në faqen Facebook Succede a Sicili.
Oumaima, 22 vjeçe, është vajza më e re e projektit fotografik “11” të Luca Migliore. Vjen nga Maroku dhe ëndrra e saj është të bëhet kozmetologe. Jeton në veri të Italisë.
Patricia Eggleton, 65 vjeçe vjen nga Uellsi. Në Italia, ku jeton prej dymbëdhjetë vjetësh, ka hapur një shkollë gjuhësh në Modica. Ka një histori të veçantë: 9-muajshe është birësuar, sepse nëna biologjike e kishte një vajzë dhe nuk ishte e martuar. Ka dashur gjithmonë të dijë të vërtetën, por ka zgjedhur të mos e takojë. Pas vdekjes së nënës biologjike, 17 vjet më parë, motra e saj Jen zbuloi historinë dhe vendosi ta kërkojë.
Përgatiti Orjona Tresa
Burimi: IoDonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.