Marrëdhënie

September 2, 2017 | 10:00

“Ju nuk jeni gjykatësit e fëmijëve, por edukatorët e tyre”

Të rritur, prindër, mësues dhe edukatorë. Ju nuk jeni gjykatësit e fëmijëve, por edukatorët e tyre. Ju shpesh te fëmijët shihni të metat dhe jo arritjet e tyre. Është e vërtetë që arritjet janë më të pakta se të metat apo gabimet që ata bëjnë dhe demostrojnë, por nuk është i lehtë të mësuarit dhe përvehtësimi i njerëzores.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmijët po rriten dhe kanë nevojë për mbështetjen dhe aprovimin tuaj, për të mirën dhe sa e kanë arritur atë. Evidentimi i mosarritjeve ju shpërqëndron të dy palëve. Ju të rriturve, ju pengon të kuptoni dhe testoni veten, sa mirë po realizoni detyrën e edukimit, ndërsa fëmijëve u vret besimin te vetja dhe e ardhmja.

Edukimi është detyra më e vështirë që njeriu përballet, pasi ka të bëjë me një kombinim të komplikuar të gjuhës, të fjalës, të së shkuarës dhe të ardhmes, që bashkohen të gjitha në të tashmen, për tu zhvilluar.

Edhe pse edukimi është proces shumë i vështirë, njerëzit ja kanë dalë duke përdorur përgjegjësinë dhe vetëdijen, se ata janë edukatorët dhe edukimi është detyrë e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top