FB

September 5, 2024 | 7:46

11 shenja të një miqësie të vërtetë

 

 The Beatles nxorrën një këngë më 1967 ,  që është ende një himn për të gjitha miqësitë sot:  I get by with a little help from my friends.

Aristoteli dikur e përshkroi një mik të vërtetë si një “shpirt të vetëm që banonte në dy trupa” – por çfarë e dallon një miqësi të vërtetë, të qëndrueshme nga lidhjet e tjera sociale të përkohshme? Sipas Robert Rowney, një psikiatër, ka zakone të caktuara që i bën miqtë e vërtetë më shumë se familje. Këto karakteristika dhe nganjëherë edhe dashuria e fortë krijojnë atë lidhje të papërshkrueshme.

Two Young Women Smiling Together Outside

  1. Ata na shtyjnë të pranojmë më shumë veten

Njerëzit ndjehen më mirë për veten kur kanë njerëz të afërt, përkrahës dhe inkurajues në jetën e tyre

  1. Ata na e bëjnë të ditur kur jemi në gabim

Ne të gjithë kemi difekte. Miqtë e vërtetë identifikojnë ato në një mënyrë të ndërgjegjshme, jo për t’u bërë të lig, por për hir të përgjegjësisë.

  1. Ata janë të pranishëm

Dhurata më e madhe që çdo mik mund të japë ndonjëherë është vëmendja e plotë dhe ndërgjegjësimi – dhe miqtë e vërtetë e bëjnë praninë e tyre një prioritet.

  1. Ata vërtet dëgjojnë

 Bisedat me miqtë e vërtetë nuk janë të njëanshme.

  1. Ata na mbështesin me fatkeqësi

Është një gjë të kemi miq që sigurojnë mbështetje gjatë kohëve të suksesit. Por miqtë e vërtetë janë atje nëpër të gjitha majat dhe luginat tona – pikëllimin, gëzimin, dështimet dhe gjithçka në mes.

  1. Ata mbajnë stresin tonë në kontroll

Një nga shenjat dalluese të një miqësie të gjatë është të dimë se çfarë e bën personin tjetër të vuajë. Në këtë mënyrë ndihmojmë në marrjen e vendimeve më të mira.

  1. Ata na mbajnë të përulur

Ndërsa miqtë e vërtetë festojnë çdo arritje tonën, ata gjithashtu na kujtojnë rrënjët tona.

8.Ju qëndrojnë pranë, edhe kur jeta bëhet e ndërlikuar

Miqtë e ngushtë marrin iniciativën – edhe nëse është diçka që personi tjetër nuk mund të dëshirojë të dëgjojë. Mbështetja është vendimtare në miqësi. Ndershmëria nuk është gjithmonë një gjë e lehtë, por është e rëndësishme për lidhjen tuaj.

  1. Ata e bëjnë miqësinë një përparësi

Martesa, puna, fëmijët … me kalimin e kohës, ditët tona fillojnë të bëhen më të mbushura, bëhemi më të padisponueshëm. Por miqtë e vërtetë nuk e lejojnë jetën ta ndërpresë marrëdhënien.

  1. Ata praktikojnë faljen

Ne të gjithë bëjmë gabime kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona. Por,  miqësitë e vërteta dinë si t’i tejkalojnë stuhitë.

  1. Ata na bëjnë të duam të jemi njerëz më të mirë

Miqtë e vërtetë jo vetëm rrinë me ne, por edhe na bëjnë që ne të duam të jemi versione më të mira të vetes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top