FB

December 24, 2021 | 8:30

12 llojet e bakllavasë që përgatiten sot në botë

Bakllavaja është ndoshta ëmbëlsira më e ëmbël në botë dhe një ndër më të dashurat. Kudo njihet me këtë emër që konsiston në përgatitjen tradicionale të petëve të mbushura me arra e sherbet.

bakllava-750x500-1

Por mesa duket ka më shumë se një mënyrë për të gatuar bakllavanë e shijshme. Në fakt janë plot 14 receta të cilat përgatiten nën emrin “bakllava” e secila është e ndryshme nga paraardhësja. Mësoni më poshtë se cilat janë këto lloje interesante të ëmbëlsirës së fundvitit.

Bakllavaja me fistikë
Këtë recetë mund ta keni dëgjuar shpesh vitet e fundit, jo vetëm online, por edhe në dyqanet e pasticëritë pranë jush. Receta e bakllavasë me fistikë është shumë e njohur në Turqi e Siri dhe përgatitet nga 40 petë të holla të pjekura të mbushura me frutin e thatë. Fisktikët që përdoren në recetën origjinale, zakonisht janë të vegjël e të freskët në vend të atyre të mëdhenjve që mund të gjeni zakonisht në supermarkete. Kjo për shkak se fistikët e sapo pjekur kanë më shumë shije. Këto karakteristika e bëjnë këtë recetë shumë të njohur e të dashur.

Bakllavaja me arra
Me siguri receta që përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja, ajo e bakllavasë Turke me petë të gatshme. Arrat janë zëvendësues i fistikëve që përmendëm më sipër dhe shumë më të lehta për t’u gjendur kudo që jeni. Arrat e freskëta duhet të jenë të shtypura mirë teksa vendosen në petët e holla të bakllavasë.

Bakllavaja e thatë
Kuru Baklava përgatitet në Turqi dhe është po aq e veçantë sa ka edhe emrin. Kjo lloj bakllavaje ka shumë pak sherbet dhe konsumohet e pjekur dhe e thatë. Gjatë përgatitjes kjo baklava zhytet vetëm në fundet e saj në sherbet dhe kristalizohet më vonë se bakllavaja e zakonshme. Bakllavanë e thatë mund ta konsumoni deri në 30 ditë pasi e keni përgatitur.

Bakllavaja me çokollatë
Petët e bakllavasë tanimë mund t’i përgatisni edhe me shije çokollate. Kjo recetë është e ngjashme me ato që gjeni shpesh në dyqane, por shumë më e ëmbël me ngjyrën e shijen karakateristike të çokollatës.

Bakllavaja me krem
Bakllavaja me krem përgatitet me trekëndësha të vegjël petësh, të lyer me krem dhe arra. Më pas ëmbëlsira piqet duke krijuar mbushjen e veçantë e kremoze brenda saj. E veçanta e kësaj bakllavaje është se është më e lehtë në shije se shumica e receta të tjera.

Bakllavaja e shtëpisë
Po flasim për bakllavanë tradicionale me petë të bëra në shtëpi e të thara me kujdes. Kjo lloj bakllavaje kërkon kujdes të veçantë për t’u përgatitur pasi siç mund ta dini petët duhet të jenë transparente e të rregullta. Ju duhen rreth 40 petë për të bërë një bakllava të mbushur me arra dhe sherbet.

Bakllavaja e lirë
Në vitet 1980 në Stamboll u krijuar “bakllavaja e lirë” e cila kushtonte më pak se ato tradicionalet me arra apo fistikë. Kjo si pasojë e ankesave për çmimet e larta të ëmbëlsirës në dyqane. Bakllavaja e re u quajt Sültü Nuriye dhe bëhet me lajthi të shtypura e më pas zhytet në qumësht në mënyrë që petët të zbuten. Përveçse me një çmim të arsyeshëm kjo recetë është edhe më e lehtë në shijim.

Bakllavaja me akullore
Një nga bakllavatë më të famshme e të lakmuara është ajo me fistikë, sherbet dhe akullore në mes. Pasi priten copa e gjata trekëndore në mes të ëmbëlsirës vendoset akullore me qumësht. Ky kombinim cilësohet si perfekt pasi i dhuron shije e freski recetës tradicionale.

Bakllavaja spirale
Siç kanë edhe emrin, ky lloj përgatitet me petë shumë të holla të mbushura me arra e të mbështjella rreth vetes si role. Për ta përgatitur këtë bakllava nuk ju duhet të mbivendosni petët si në rastet e tjera, por të përdorni një petë për çdo copëz të vogël spirale. Në mes të saj vendosen gjysma arrash dhe piqen si zakonisht për t’i shërbyer në fund me sherbet.

Dollma me fistikë
Cilësohet si një ndër recetat e bakllavasë që nuk i ngjan fare asaj tradicionales. Kjo pasi petët e holla mbështillen rreth mbushjes së plotë me fistikë të therrmuar në formën e një japraku apo dollmaje. Peta duhet të jetë shumë e hollë, thuajse transparante në mënyrë që në shijim të ndjehet vetëm shija e fistikëve dhe sherbetit. Kjo bakllava ka një ngjyrë të ndezur jeshile për shkak të përbërësit krysor, fistikut.

Bakllavaja “buzët e zonjës”
Emri i veçantë vjen nga forma që këto kafshata të vogla bakllavaje kanë. Ngjajnë me atë të buzëve për shkak se të gjithë petët kthehen në një drejtim për secilën nga copëzat. Kjo bakllava përgatitet me kos, qumësht, vezë, limon, sheqer, miell, gjalpë dhe ujë. Piqet e më pas i shtohet sherbet bashkë me fistikë të bluar sipër. E veçanta e saj janë petët e holla e shumë krokante.

Bakllavaja e pallatit
Një ndër më të preferuarat gjatë kohës së Perandorisë Otomane e cila përgatitet edhe sot. Bëhet fjalë për bakllavanë e stërgjatë në formën e roleve të përgatitur me petë të gatshme e të mbushur me fistikë.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top