Ushqimi na jep siguri, por gjithçka që na rrethon në jetën e përditshme ndikon në atë se sa hamë. Rreziku i humbjes së formave rritet në mënyrë të konsiderueshme. Sipas psikologut të famshëm Brian Wansink, megjithatë, ekziston një mënyrë për t’u siguruar që mjedisi në të cilin jetojmë na ndihmon të humbim peshën e bezdisshme.
Këtu janë 12 truket që ai ka renditur në librin e tij të ri:
- Mos kini frikë nga pasojat
Pas një jave sakrificë mendoni se më e keqja ka mbaruar, por një natë zgjoheni dhe hani një pako biskotash. A duket ky një skenar i njohur? Mos u dorëzoni, lërini biskotat dhe shtoni një kërcell selino.
- Rregulli i 2
Gjithmonë sigurohuni që të keni dy lloje ushqimesh në pjatë: mish dhe pjatë anësore ose peshk dhe pjatë anësore.
- Zbavitje
Hani në tarracë duke shijuar pamjen, ose studioni gjatë drekës.
- Mos e hidhni poshtë dëshminë e krimit
Njerëzit që hedhin “dëshminë” e oreksit të tyre zakonisht hanë më shumë se ata që e tregojnë qartë.
- Vëmendje ndaj pjatës
Sipas hulumtimit, njerëzit ndalojnë të ngrëni kur pjata të jetë boshatisur. Për këtë arsye përdorni një pjatë më të vogël.
- Mos hani në shoqëri
Ne hamë 30% më pak ushqim vetëm se sa kur jemi të shoqëruar. Konsumoni në vetmi ushqimet kryesore dhe tregohuni të kufizuar në disa snacks me miqtë.
- Bëni listën e blerjeve
Bëni një listë para se të shkoni në supermarket dhe blini vetëm produktet bazike. Portofoli do t’ju falënderoj gjithashtu.
- Jo snacks
Përgatitini të gjitha ushqimet në shtëpi dhe jini të kujdesshëm kur jeni jashtë me miqtë tuaj të mos bini në tundim.
- Përtypuni mirë
Përtypja rreth 30 herë një kafshatë ndihmon për të njomur shqisat e shijes. E gjithë kjo ndihmon për të provuar një ndjenjë plotësie më të shpejtë.
- Mos merrni kalori në mëngjes
Sipas hulumtimit nga Dr. Brian Wansik, shumica e grave të intervistuara pranuan se nuk merrnin kalori në mëngjes sapo zgjoheshin.
- Shërbejeni ushqimin
Ndajeni ushqimin në pjesë të vogla duke e shërbyer në pjatë.
- Konsistencë
Mos u nxitoni t’i ndiqni këto këshilla të gjitha së bashku. Ndiqni një në javë dhe mos hiqni dorë, bëhuni të fortë për veten tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.