FB

April 2, 2022 | 9:16

12 shenja që tregojnë se jeni të rrethuar nga të afërm toksikë

Thonë se nuk mund të vendosni se si do të jetë familja juaj, por ju mund të vendosni se si do të silleni dhe si do të reagoni në situata të caktuara. Nëse kohët e fundit jeni ndjerë të mbingarkuar nga marrëdhënia juaj me të afërmit, ja disa mënyra për të zbuluar nëse ato janë toksikë apo jo.

Këto janë tiparet më të zakonshme që janë karakteristike për njerëzit toksikë:

  1. Ata veprojnë pa u shqetësuar për nevojat apo ndjenjat tuaja emocionale. Veprimet e tyre lehtë mund t’ju bëjnë të ndiheni të pakëndshëm.
  2. Ata ju gjykojnë për zgjedhjet tuaja të jetës dhe përdorin fjalë të ashpra për t’ju kritikuar.
  3. Ju thërrasin me emra nënçmues ose tallen me ju, gjë që përbën abuzim verbal.
  4. Ata nuk ju respektojnë dhe shpesh dinë të kalojnë kufirin duke ju zemëruar.
  5. Ata nuk bëjnë kurrë kompromis.
  6. Ata veprojnë sikur janë të autorizuar t’ju japin këshilla dhe kanë gjithmonë të drejtë vetëm sepse janë më të rritur.
  7. Ata bëjnë kërkesa të padrejta ndaj jush dhe presin që ju të jeni shërbëtori i tyre sepse jeni më i ri.
  8. Shpesh mund t’i dëgjoni të flasin keq për të tjerët dhe t’i shajnë ata.
  9. Ata nuk marrin asnjë përgjegjësi për gabimet e tyre dhe në vend të kësaj zgjedhin t’ia vënë fajin të tjerëve.
  10. Ata kurrë nuk kërkojnë falje dhe shpesh lëndojnë ndjenjat tuaja.
  11. Ata shprehin zemërim për sjelljen tuaj, por ju nuk mund të shprehni pakënaqësi ndaj tyre.
  12. Ata ju shantazhojnë dhe manipulojnë për të përmbushur kërkesat e tyre.

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top