FB

March 5, 2022 | 8:02

12 shenja që tregojnë se keni të bëni me të afërm toksikë

Të kesh një familje të madhe mund të jetë sa emocionuese aq edhe ngushëlluese. Por nganjëherë, mund të ndihet gjithashtu kaotike dhe të bëjë që të keni disa njerëz toksikë në jetën tuaj. Epo, thonë që nuk mund të zgjedhësh familjen, por mund të zgjedhësh si të reagoni dhe t’i përgjigjeni. Pra, nëse kohët e fundit jeni ndier të stërngarkuar në marrëdhëniet me të afërmit tuaj, këtu janë disa mënyra për të ditur nëse ato po sjellin toksicitet në jetën tuaj.

Shikoni disa nga tiparet e shpeshta që shfaqin njerëzit toksikë:

  1. Ata veprojnë pa ndonjë mendim apo shqetësim për nevojat apo ndjenjat tuaja emocionale. Veprimet e tyre mund t’ju shkaktojnë shqetësim.
  2. Ata janë gjykues për zgjedhjet tuaja të jetës dhe përdorin fjalë të ashpra për t’ju kritikuar.
  3. Ata ju thërrasin me emra ose tallje që ndihet si abuzim verbal.
  4. Ata nuk kanë respekt për kufijtë tuaj dhe shpesh kalojnë kufirin duke ju bërë të zemëruar.
  5. Ata kurrë nuk bëjnë kompromis ose nuk ju takojnë në gjysmë të rrugës për gjërat.
  6. Ata sillen sikur kanë të drejtë t’ju japin këshilla dhe kanë gjithmonë të drejtë vetëm sepse janë më të rritur.
  7. Ata bëjnë kërkesa të padrejta ndaj jush dhe presin që ju të keni një qëndrim servil sepse jeni më i ri.
  8. Ata shpesh mund të dëgjohen duke folur keq pas shpine dhe duke sharë të tjerët për të cilët janë xhelozë.
  9. Ata nuk marrin asnjë përgjegjësi për gabimet e tyre dhe në vend të kësaj, zgjedhin t’ua vënë fajin të tjerëve për paaftësinë e tyre të perceptuar.
  10. Ata kurrë nuk kërkojnë falje dhe lëndojnë shpesh ndjenjat tuaja.
  11. Ata shprehin zemërim për sjelljen tuaj, por ju nuk mund të shprehni ndjenjat tuaja të pakënaqësisë me ta, gjë që e bën atë një rrjedhë të njëanshme të abuzimit.
  12. Ata ju fajësojnë për të bërë gjërat që duan. Ju shantazhoheni emocionalisht për të përmbushur kërkesat e tyre ose manipuloheni nëse refuzoni.

Të gjithë kemi të afërm që na shterojnë nga pozitiviteti dhe na bëjnë të ndihemi të rraskapitur emocionalisht. Është koha për të rimarrë lumturinë tuaj dhe për të mbrojtur veten, në mënyrë që të mund të detoksifikoheni nga anëtarët abuzues të familjes suaj.

 

 

Burimi / https://www.pinkvilla.com/

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top