Ju jeni të uritur dhe shikoni në frigorifer nëse ka diçka të shëndetshme atje? Ka disa prodhime kryesore që mund të sigurojnë diçka të mirë për ju.
Gjeldeti
Është i pasur me proteina dhe ka yndyrë deh natrium të ulët. Vendosni gjoksin e gjelit në një tortilla me grurë për një meze të lehtë ose për ta ngrënë atë ndërkohë që jeni duke punuar.
Salsa
Mënyra më e shëndetshme është që ti bëni vetë dhe t’i ruani në enë të vulosura. Përdoreni në vend të vajit mbi perimet dhe sallatë. Kujdes: Përfitimet shëndetësore bien shumë nëse e konsumon me një sasi të madhe patatesh të skuqura.
Humus
Kjo tradicionalisht bëhet me bishtajore, hudhër dhe vaj ulliri. Ky ushqim ka kalori dhe yndyrna të ulëta dhe është i pasur me proteina dhe fibra. Bishtajoret janë mjaft të mira për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë dhe diabeti. Ato gjithashtu ulin kolesterolin dhe ju ndihmojnë për t’ju mbrojtur nga kanceri.
Vezë
Ato kanë aminoacide për të cilat trupi juaj ka nevojë që të vë në punë qelizat,gjithashtu ato janë të pasura me vlera ushqyese si vitamina D, e cila mungon në shumë ushqime.
Lakër jeshile
Është një nga ushqimet më të pasura që mund të hani, me vetëm 33 kalori për racion. Përgatiteni atë me qepë dhe vaj ulliri për një gjellë të lehtë dhe të shpejtë dytësore për pulë dhe viç.
Ujë mineral
Pijet me sheqeri shtojnë kalori në dietën tuaj, shpesh pa shumë vlerë ushqyese. Uji mineral është një zëvendësues i madh. Kur është i gazuar, zakonisht ka pak aromatizues dhe ka shumë pak kalori, një mënyrë e shkëlqyer për të marrë një pije të butë pa kalori.
100% lëng frutash
Lëngu i freskët i shtrydhur mund të jetë një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve të caktuara, por për shkak se është pothuajse gjithmonë i pasur me sheqer, ju duhet ta pini me kufi. Një mënyrë për të ulur sheqerin është shtimi i saj në ujë mineral për të fituar një lloj “pije të butë” me pak kalori dhe vlera ushqyese.
Kos të thjeshtë
Kosi është i pasur me kalcium, proteina dhe probiotikë – baktere që janë të mira për stomakun tuaj dhe që mund të lidhen me nivele më të shëndetshme të kolesterolit. Njerëzit të cilët hanë kos kanë më pak gjasa që të jenë të shëndoshë ose të kenë sëmundje të zemrës dhe kosi më yndyrë të lartë është më i mirë sesa ai me pak yndyrë. Konsumojeni atë me fruta ose përdoreni në vend të salcës së kosit për të shoqëruar ëmbëlsirat dhe ushqimet.
Selino
Është e pasur me fibra, vitaminë A, kalium dhe kalcium, është e përkryer për asortiment apo sallata ose si një agjent i ndjeshëm kur ju përgatitni mish viçi ose pule.
Tortilla gruri
Ato kanë kalori dhe yndyrna të ulëta dhe mund të përgatiten shumë shpejt. Përgatitni çfarëdo perime që keni në frigoriferin tuaj me një qepë dhe hidhni një gotë fasule. Kjo nuk tingëllon si shumë, por ta vësh të gjithën në një tortillë të nxehtë të freskët me pak salsa, djathë të copëtuar ju keni përpara një vakt të shëndetshëm.
Lakër
Lakra është më e dobishme se sa mund ta mendoni. Ajo është e pasur me fibra, kalium, magnez dhe vitaminë C. Lakra mund të përdoret si pjatë anësore, gjithashtu mund të konsumohet në vend të bukës – një mënyrë e shkëlqyer për të shkurtuar kaloritë dhe për të shtuar vlerat ushqyese.
Makarona të freskëta
Janë të thjeshta dhe të shpejta, ato mund të përdoren si pjatë dytësore ose kryesore. Ajo gjithashtu ka një indeks të ulët të glycemis, që do të thotë se ajo prodhon sheqer në gjakun tuaj më ngadalë se ushqimet e tjera, duke frenuar urinë tuaj, si dhe shtimin e sheqerit në gjak që mund të i dëmshëm për shëndetin tuaj.
Avokado
Ajo është plot yndyrë, por është yndyrë “e mirë”, që lidhet me shëndetin e mirë të zemrës dhe nivelet e mira të kolesterolit.
Manaferra
Ato kanë vlera të larta ushqyese dhe kalori të ulëta, antioksidantë dhe fibra, gjë e cila i bën ato të mira për shëndetin e zemrës dhe të trurit, dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër llojeve të caktuara të kancerit. Përdorini në sallatë ose mund t’i hani me kos në vend të ëmbëlsirës.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.