Mirëqenie

May 11, 2018 | 10:44

15 mënyra se si alkooli ndikon tek ju pas të 40-ve

Mosha 40-vjeçare është një nga momentet më të mëdha të jetës, pasi kjo nënkupton përshtatjen ndaj shqetësimeve të reja dhe potencialisht serioze për shëndetin. Edhe nëse keni pasur një jetë të shëndetshme pas kësaj moshe është koha për të ndërruar mënyrën se si e trajtoni trupin.

Një ndryshim i rëndësishëm që duhet të bëni është konsumimi i alkoolit. Ja se si ai mund të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ankthi dhe depresioni

Nëse alkooli shihet si opsioni për t’u liruar, shtimi i dozës së pijes mund të intensifikojë ndryshimet e humorit dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Yoga, meditimi dhe masazhet janë alternativa të shëndetshme për t’u marrë me ndryshimet e jetës.

Puçrra fytyre

Ju nuk mund të shihni simptomat e menopauzës deri në moshën 50 vjeç, por pas 40 vjeç mund të filloni të përjetoni disa ndryshime hormonale. Hormonet janë një nga shkaqet e puçrrave në fytyrë, dhe menopauza do të thotë se nivelet e estrogjenit janë të luhatshme. Megjithëse ato janë të lidhura në mënyrë indirekte, konsumi i alkoolit mund të ndikojë në hormonet tuaja, gjë që mund të ndikojë në lëkurën tuaj.

Rreziku i kancerit të gjirit

Është thelbësore që nivelet e estrogjenit të mbahen nën kontroll, edhe pasi të keni përjetuar menopauzën. Studimet tregojnë se gratë postmenopauzale me nivele më të larta të estradiolit, një lloj estrogeni, janë në rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit. Konsumi i alkoolit ngre nivelin e gjakut të estrogjenit, kështu që sa më shumë alkool merr trupi juaj, aq më shumë e vendosni veten në rrezik.

Rreziku i goditjes

Parandalimi i goditjes duhet të jetë një nga fushat për t’u përqendruar, pasi rreziqet tuaja rriten bashkë me moshën, sidomos pas 55 vjetësh. Gratë janë më të prirura për goditje sesa burrat dhe një person vuan nga këto sulme të trurit çdo 40 sekonda. Zvogëloni alkoolin për të shtuar jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës suaj.

Presioni i lartë i gjakut

Kufizimi i pijeve alkoolike është një mënyrë për të ulur tensionin e gjakut. Nëse merrni një pije të lehtë, ju keni më pak gjasa të prekeni nga presioni i lartë i gjakut për shkak të marrjes së alkoolit. Gjithashtu, një reduktim mund të çojë në ulje të nivelit të presionit të gjakut dhe të ketë një efekt të ngjashëm me atë që ushqimi dhe stërvitja kanë në trupin tuaj.

Dëmtime të mëlçisë

Shpresojmë që të mos keni pirë shumë gjatë viteve ’20 dhe ’30, sepse kjo mund të çojë në një dëmtim të rëndë të mëlçisë deri sa të arrini 40. Me kalimin e viteve mëlçia juaj nuk mund të tërhiqet dhe të shërohet në të njëjtën mënyrë. Indeksi yndyror i ndërtuar në mëlçi e bën të vështirë që organi të përpunojë lëndët ushqyese. Sëmundja e mëlçisë nga pirja e alkoolit mund të çojë në hepatit dhe në cirrozë.

Norma të ulëta fertiliteti

Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në mënyrë natyrale apo artificiale, shanset tuaja të konceptimit ulen nëse është i përfshirë alkooli. Pa marrë parasysh moshën, studimet tregojnë se alkooli duhet të shmanget tërësisht kur planifikoni shtatzëni.

Shtim peshe

Pasi keni jetuar disa dekada, stresi grumbullohet. Gjithashtu metabolizmi juaj ngadalësohet 5% për çdo dekadë dhe pas të 40-ve është më e lehtë për të fituar peshë. Mëlçia juaj e sheh alkoolin si një toksik dhe i jep përparësi ndarjes së saj, madje edhe para kalorive nga yndyra dhe proteina. Kjo i bën kaloritë të përthithen nga trupi më shpejt sesa lëndët e tjera të tretshme, gjithashtu do të thotë se yndyra ruhet shumë më shpejt.

Plakja e lëkurës

Të gjithë duam që kur të plakemi të dukemi bukur. Por nëse pas të 40-ve nuk ndryshoni zakonet e pirjes së rëndë, mund ta sakrifikoni atë shkëlqim rinor. Alkooli shkakton lirimin e acetaldehidit, një nënprodukt toksik që dehidraton trupin dhe lëkurën tuaj.

Rreziku i demencës

Deri në dekadën e katërt të jetës, ju keni fituar mençuri të mjaftueshme për të mbushur vëllime librash. Monitorimi i konsumit të alkoolit mund t’ju ndihmojë të mbroni njohuritë. Alkoolizmi dëmton qelizat e trurit të lobit frontal dhe shkakton mangësi vitamine. Kjo mund të çojë në forma të ndryshme të demencës, duke përfshirë edhe çmenduri të hershme, të cilat mund të ndikojnë në funksionet njohëse, aftësitë e komunikimit, si dhe në kujtesë.

Toleranca e ulët

Me kalimin e kohës, trupi juaj fillon të humbasë masën e muskujve dhe të shëndoshet, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë të ndiheni të dehur. Mëlçia funksionon më pak në mënyrë efikase dhe ju keni më pak ujë për t’ju ndihmuar të qëndroni të hidratuar, dy faktorë që shtojnë nivelet e ulëta të tolerancës. Gjithashtu, njerëzit në moshën 40 vjeçare kanë tendencë për të pirë shumë më pak se sa të rinjtë.

Ekuilibri

Mundësia për të pasur probleme me ekuilibrin rritet me kalimin e kohës. Një person i dehur në çdo moshë do të përjetojë pasiguri pasi të konsumojë një sasi të caktuar alkooli.

Ndikon te medikamentet

Një arsye që njerëzit presin të jetojnë më gjatë se kurrë është për shkak të shkencës mjekësore. Trupat tanë nuk punojnë si duhet, por medikamentet mund të ndihmojnë për të jetuar një jetë më të rehatshme. Megjithatë përzierja e medikamenteve dhe alkoolit, mund të jetë shumë e rrezikshme, sidomos kur shoqërohet me pilula gjumi dhe anti-depresorë. Edhe ibuprofeni kur kombinohet me alkool mund të krijojë gjakderdhje stomaku.

Gjumi

Meqenëse alkooli është një qetësues, mund të duket se kjo pije ndihmon për një gjumë të mirë gjatë natës. Në vend të kësaj, del se një pije afër orëve të gjumit mund të çojë në mungesë të gjumit që ju nevojitet. Mënyra më e mirë është të pini herët gjatë ditës, ose ndryshe do të rrezikoni gjumin që trupi juaj dëshiron.

Dehidratimi

Ndërsa me kalimin e moshës qelizat tona të gjakut dhe indet e trupit mbajnë pak ujë, dehidrimi bëhet një shqetësim në rritje për të rriturit. Alkooli është një diuretik, që do të thotë që ju do të urinoni më shpesh dhe ajo që duhet të bëni është që të plotësoni nevojat e organizmit me lëngje jo-alkoolike.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top