Marrëdhënie

September 15, 2017 | 10:11

15 parimet e Maria Montessori për të edukuar fëmijë të lumtur

Metoda e Maria Montessori ( një mjeke italiane dhe edukatore e njohur për filozofinë e arsimit) bazohet në parimin që edhe në shkollë,  fëmija duhet të jetë në gjendje të zhvillojë aftësitë e tij / saj lirisht,  duke filluar nga një material mësimor i përcaktuar mirë dhe i përshtatur për aftësitë e tij / saj. Për kontekstin e sotëm shkollor, metoda Montessori duket shumë idealiste, por parimet e saj mund të jenë një ndihmë e madhe për prindërit.

Mother and son (6-7) sitting on sofa

Maria Montessori

Maria Montessori

  • Fëmijët janë si sfungjeri dhe mësojnë duke vëzhguar gjithçka rreth tyre, jini shembulli më i mirë për ta!
  • Nëse i kritikoni fëmijët tuaj, gjëja e parë që do të mësojnë do të jetë që të gjykojnë ashpër veten dhe njerëzit rreth tyre.
  • Mësoni të lëvdoni veprat e tyre të mira, kështu fëmijët do të mësojnë t’ju japin vlerë gjërave.
  • Nëse fëmijët jetojnë në një mjedis armiqësor (nëse jeni në konflikt me burrin ose gruan tuaj, situata konfliktuale në një mjedis familjar ose jeni armiqësor ndaj fëmijës), fëmija do të mësojë të grindet.
  • Nëse ju minimizoni nevojat e tyre, fëmijët do të bëhen të mbyllur dhe të turpshëm.
  • Mos bëni gjëra për ta, por u mësoni atyre të bëjnë gjëra për veten.
  • Kini kujdes për nevojat e tyre. Fëmijët janë si ju i bëni ata të ndihen.
  • Nëse ju propozoni ndjenja negative për fëmijët, ata do të zhvillojnë një ndjenjë të fajit dhe të vetëvlerësimit të dobët.
  • Le ta dinë që idetë e tyre janë gjithmonë të pranuara.
  • Nëse jetojnë në një mjedis ku ata ndihen të shëndetshëm, të integruar, të dashur dhe të nevojshëm, ata do të mësojnë të gjejnë dashuri në botë dhe nuk do të bien në keqbërje.
  • Mos flisni keq për fëmijët tuaj, veçanërisht në praninë e tyre.
  • Kur ktheheni tek ata, gjithmonë i bëni të ndihen mirë. U ofroni atyre më të mirën prej jush.
  • Gjithmonë dëgjoni nevojat e fëmijëve tuaj, përgjigjuni pyetjeve që ata bëjnë dhe bëhuni sa më të qartë.
  • Ndëshkimet mund të japin rezultate në afatin e shkurtër, por mos harroni se tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje nga ato që janë nevojat reale të fëmijës.
  • Disiplina ka kuptim nëse është vetë-disiplinë, edukimi i fëmijëve për përgjegjësitë dhe jo rregullat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top