Asnjë prej nesh nuk duhet të mbështetet vetëm tek ekzaminimet rutinë mjekësore dhe testet që mund të ndihmojnë për të zbuluar sëmundje të ndryshme, duke përfshirë edhe kancerin. Është shumë e rëndësishme që ne t’i kushtojmë vëmendje çdo shenje që është e pashpjegueshme, e rastësishme, ose e ndryshme nga si ndiheshit dje.
Shenjat e para të kancerit që zakonisht neglizhohen janë:
- Dhimbje gjoksi, kraharori ose kollë kronike, gulçim apo frymëmarrje me vështirësi
Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive është paaftësia për të marrë lehtësisht frymë.
- Kraharor apo gjoks i fryrë, i skuqur, apo i mavijosur
Çdo ndryshim në kraharor duhet të jetë patjetër një sinjal për ju që të vizitoheni te mjeku, sepse mundet të tregojë shenjat e kancerit të gjirit.
- Gunga poshtë krahëve, qafë apo ijë, ose enjtje të nyjeve limfatike
Ndryshimet në sistemin limfatik, gjithashtu mund të jenë shenja të kancerit.
- Dhimbje të barkut ose legenit, gjak në jashtëqitje, fryrje barku
Këto mund të jenë shenja të kancerit ovarian, por dhimbjet e barkut mund të jenë edhe shenjë e leukemisë. Këto shenja janë edhe simptoma të zakonshme të kancerit të zorrës së trashë. Nëse vëreni gjak në jashtëqitjen tuaj, shkoni menjëherë te mjeku! Shumë gra që vuajnë nga kanceri i vezoreve kanë raportuar fryrje të barkut për një periudhë të gjatë kohe.
- Ndryshimet në lëkurë
Nëse një nishan ose dy fillon të ndryshojë formë, ngjyrë apo madhësi, është koha për të shkuar menjëherë te mjeku .
- Urth
Stresi, alkooli dhe ushqimi mund të shkaktojnë urth. Provoni të ndryshoni dietën për disa javë dhe shihni nëse përmirësohet, në qoftë se jo, ju mund të keni probleme me stomakun, ezofagun ose kancer ovarian.
- Dobësi apo lodhje
Shumë njerëz janë të lodhur nga jeta e përditshme plot tension, por lodhja që nuk largohet nuk është e shëndetshme, veçanërisht nëse është e kombinuar me ndonjë nga shenjat e tjera në këtë listë.
- Ndryshimet e gojës
Nëse pini duhan, duhet të jeni të kujdesshëm me pikat e bardha në gojë ose në buzë, pasi të dyja janë një shenjë e kancerit në gojë.
- Gjakderdhje shumë në mes të periodave
Shumë persona e raportojnë këtë si treguesi i parë i kancerit të mitrës apo kancerit endometrial.
- Dhimbje, veçanërisht në shpinë
Gjithkush ka dhimbje, por kur janë të vazhdueshme mund të sinjalizojnë për trurin, kockat, mëlçinë, gjirin dhe shumë lloje të tjera kanceri. Kontrollohuni te mjeku juaj, nëse ndonjë dhimbje e pashpjegueshme zgjat më shumë se një muaj.
- Ndryshimet në thonj
Ndryshimet e pashpjegueshme në thonj mund të tregojnë lloje të ndryshme kanceri. Mundohuni të vini re ndryshime ngjyrash, të tilla si shtresa të bardha apo të zbehta. Mund të keni shenjat e kancerit të mushkërive.
- Dhimbje barku shoqëruar nga depresioni
Kjo shenjë është shumë e rrallë dhe shpesh neglizhohet. Dhimbjet e pashpjegueshme të barkut shoqëruar me depresion, mund të tregojnë kancer pankreatik.
- Infeksione të shpeshta ose ethe
Temperaturë e lartë që nuk mund të shpjegohet dhe nuk ulet, mund të tregojë leukemi.
- Sekrecione
Sekrecionet me erë të keqe apo të rëndë vaginale, mund të jenë shenjë e kancerit të qafës së mitrës.
- Humbje peshe pa dieta apo ushtrime
Kjo mund të tregojë një problem të madh. Humbjae paqëllimshme e peshës nga ana juaj nuk është kancer, por për shembull, mund të jetë tiroide, por mund të jetë edhe kancer stomaku, mushkërie ose kanceri pankreatik. Bëni mirë të tregoni kujdes!
Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.