Një vajzë 20-vjeçare ka një sëmundje të rrallë gjenetike që do të thotë se shpeshherë e ngatërrojnë me një fëmijë. Michelle Kish nga Illinoisi, ka lindur me sindromën Hallermann Streiff, një gjendje e rrallë që në kohën kur ajo lindi, ekzistonin vetëm 250 raste në mbarë botën.
Simptomat përshijnë formën e rrumbullakët të kokës në mënyrë të theksuar, karakteristika fëmijërore të fytyrës dhe një formë xhuxhizmi që e bën Kish të ketë gjysmën e gjatësisë të së motrës.
Ajo ka nevojë për kujdes mjekësor gjatë gjithë kohës, ka një infermiere, të përkushtuar në dërgimin rutinë për në shkollë si dhe duhet të bëjë vizita të shpeshta në spital.
Me gjithë vëmendjen e vazhdueshme mjekësore që ajo merr, Kish bie në sy si një vajzë shumë e lumtur që aspiron të bëhet mjeke pediatre në të ardhmen. Ajo tashmë ëndërron të ndjekë hapat e Sarës, motrës së saj të madhe dhe të gjejë një të dashur. Ajo thotë se dëshiron që i dashuri i saj të ketë flokë të gjatë dhe ta dojë atë.
“Njerëzit mendojnë se unë jam shumë më e vogël në moshë”, tha ajo. Kish mendon si një vajzë normale dhe nuk ndihet ndryshe, por prindërit e saj shqetësohen për të, duke thënë se ajo ka një të ardhme të pasigurt.
Burimi: TvKlan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.