Mirëqenie

January 20, 2018 | 18:32

Julian Deda: Nuk doja të bëhesha aktor, por në jetë kemi nevojë të qeshim!

 

Mjafton një e qeshur për të përmirësuar vetëbesimin, aftësinë për të duruar dhimbjen e për t’u bërë ballë sfidave të jetës së përditshme, produktivitetit në punë. Vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh nëpër qendrat kërkimore dhe universitetet e të gjithë botës kanë treguar efektet fantastike të së qeshurës për shëndetin.

Aktori Julian Deda dhe autorja e emisionit, Freskida Miloti

Aktori Julian Deda dhe autorja e emisionit, Freskida Miloti

Aktori i njohur, Julian Deda sjell buzëqeshje të madhe tek të gjithë shqiptarët me batutat dhe emisionet humoristike. Ai është bërë pjesë e rubrikës ‘Impakt Shëndet’ në emisionin ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka folur për ndikimin e të qeshurës në shëndetin tonë.

Në vendin tonë që stresi kap stresin, kemi absolutisht nevojë të qeshim herë pas here. Po të vesh re, dhe në tavolina, në shoqëri, ne përpiqemi të prodhojmë humor, ndonjëherë dhe duke mos pasur talentin e duhur, por me sforco, sepse kemi nevojë të qeshim,” – shpjegoi aktori.

Gjithashtu, aktori foli për ndikimin e babait të tij, Zef Deda në karrierën artistike dhe në zgjedhjen për t’u bërë aktor, duke thënë:

Pavarësisht se kemi kohë që dalim në ekran, jemi të rinj. E kam filluar karrierën sa mbusha 23 vjeç. Unë pak a shumë jam brumosur në mënyrë indirekte me këtë situatë, teatrin, humorin, televizionin, sepse kur isha i vogël babai më merrte në prova. Nuk më pëlqenin, nuk doja të bëhesha aktor. Ideja që jam aty dhe i kam parë nuk ishte diçka e re për mua, kur vendosa t’i hyja kësaj rruge. Prania e tij ka ndikuar tek unë, qoftë direkt, qoftë indirekt. më kanë lënë të lirë për të zgjedhur rrugën time, por mbetjet brenda meje ishin. Teatri, skena, fama, televizioni dhe ndikimi ka qenë“.

Në lidhje me shëndetin, aktori shtoi se nuk mendon se nuk ekzistojnë mjekët e këqij askund. Raporti i tij me mjekët dentistë është paksa i vështirë, sepse i ka frikë pasi punojnë me gojën, duke shtuar se gjilpëra është ndër gjërat që e frikësojnë më shumë.

http://oranews.tv/article/jul-deda

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top