Duket si dje, por në realitet tashmë kanë kaluar 21 vjet që nga vdekja e Lady Diana. Ishte 31 gusht 1997 kur u përhap lajmi i trisht i vdekjes së princeshës, pas një aksidenti me makinë në tunelin Alma në Paris me partnerin e saj Dodi Al-Fayed.
Një nga zjarrfikësit e parë që shkoi në vendngjarje, mendoi se i shpëtoi jetën, por më vonë zbuloi se kishte gabuar.
Kur Xavier Gourmelon shpëtoi princeshën, ai nuk kishte asnjë ide se kush ishte ajo, por nuk besonte se “gruaja bjonde” në pjesën e prapme të makinës ishte plagosur rëndë sepse ishte e vetëdijshëm dhe i kishte sytë hapur. Para se ta zbriste nga makina, ai e kapi për dore dhe e ngushëlloi, duke i thënë asaj të qëndronte e qetë. Diana e pyeti: “Zoti im, çfarë ndodhi?” Dhe pak çaste më vonë u godit nga një arrest kardiak.
Duke folur për “The Sun” vitin e kaluar, z. Gourmelon tha: “I kam masazhuar zemrën dhe disa sekonda më vonë ajo filloi të marrë frymë përsëri. Natyrisht qe një lehtësim sepse, si shpëtimtar i parë, ju doni të shpëtoni jetën – dhe kjo është ajo që mendova se bëra. Për të qenë i sinqertë, mendova se do të jetonte. Kur ishte në ambulancë, ajo ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Por mora vesh se kishte vdekur në spital. Ishte shumë tronditëse. Tani kuptoj që ka pasur dëme serioze të brendshme, por gjithë ngjarja është ende shumë e freskët në mendjen timë. Dhe kujtesa e asaj nate do të më shoqërojë përgjithmonë. Nuk e kisha idenë se ishte Princesha Diana. Kjo derisa ajo u vu në ambulancë dhe një nga mjekët më tha se ishte ajo.”
Ambulanca e saj u nis për në spital në orën 1.25 dhe pas 41 minutash arriti në spital. Përkundër përpjekjeve mjekësore, Diana u shpall e vdekur në orën 4:00 lokale, në orën 3:00 në Britani të Madhe, në spitalin Pitie-Salpetriere.
Burimi / www.leggo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.