Mirëqenie

September 1, 2018 | 9:15

Ushqimet që përmirësojnë tretjen

Mënyra se si ushqehemi është e rëndësishme për shëndetin, duhet të zgjedhim cilat janë ushqimet e shëndetshme jo të dëmshme. Po aq e rëndësishme është të dimë cilat janë ushqimet e duhura për tretjen. Të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrë dhe përhapen në zona të tjera të trupit. Pra, nëse jeni duke vuajtur nga dhimbje koke kronike, sëmundje lëkure, depresioni, apo problemet e tretjes, duhet së pari të eliminoni dhimbjen në zorrë.

Proteinat: Proteinat e kafshëve, mundësisht organike, të ushqyera me bar janë shëruese ndaj zorrëve. Proteinat janë një burim i mirë për aminoacidet dietetike siç janë glutamina, glutamati dhe arginina. Ushqimet që përmbajnë proteina gjithashtu nxisin prodhimin acid në stomak, i cili është kritik për tretje të shëndetshme.

Limoni: Limoni është ushqimi i duhur për stimulimin e prodhimit biliar, i cili ndihmon në tretje. Ai ndihmon gjithashtu për të nxjerrë toksina nga trupi. Mjekët këshillojnë të pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon në mëngjes.

Ananasi: Ananasi është një burim i shkëlqyer që ndihmon tretjen, duke tretur proteinat.

Kokosi: Kokosi është një ushqim i cili ka shumë përfitime shëndetësore. Një karakteristikë e rëndësishme është se ka veti antibakteriale dhe anti-fungale. Kokosi mund të ndihmojë shërimin e zorrëve duke luftuar sëmundjet e mundshme.

Bimët aromatike: Rigoni, xhenxhefili, karafili dhe rozmarina janë të shkëlqyera për tretjen sepse ato posedojnë veti antibakteriale. Gatimi me këto bimë të shijshme jo vetëm që i jep shije ushqimeve tuaja, por ndihmon në shërimin dhe mbrojtjen e zorrëve gjithashtu.

Ushqimet e fermentuara: Janë të rëndësishme për shëndetin e zorrëve sepse ato janë një burim fantastik i baktereve të mira, apo probiotikëve. Shembuj të ushqimeve të fermentuara janë uthull molle, kefir (kokosit, qumështi, ose versionet e ujit), kos dhe lakër turshi.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top