Shumë herë dikush beson se për të medituar duhet të mbyllet në një hapësirë të qetë, të kryqëzojnë këmbët dhe të mendojnë. Megjithatë, mund të meditoni në çdo kohë edhe duke bërë detyrat më të zakonshme.
Sipas psikologes klinike, udhëheqëse e meditimit dhe yoga, Dr. Carla Marie Manly, një aktivitet i zakonshëm si pirja e një kafeje në mëngjes mund të përdoret për të medituar. Çelësi është që të zvogëlohet shpejtësia e momentit dhe të përqendroheni vetëm në veprim.
Këtu ju tregojmë disa aktivitete gjatë të cilëve ju mund të meditoni:
Kur lani enët:
Përqendrohuni në mënyrën se si sfungjeri rrëshqet në pjatë, kushtojini vëmendje qarqeve që bëni në pjatë, ngadalë, me ritëm. Në këtë mënyrë ju do ta transformoni këtë moment në meditim.
Kur pini kafe:
Merrni një pushim për një kafe, harroni botën dhe thithni aromën, vlerësoni çdo gllënjkë kafeje dhe lironi mendjen tuaj. Përhumbuni në atë që duhet të bëni gjatë ditës, mendoni për trafikun ose diçka tjetër.
Kur bëni dush:
Ky akt i zakonshëm mund të shndërrohet në një moment për të medituar, sapunin që ndjeni në lëkurën tuaj, gunga, kocka dhe kështu me radhë. Merrni frymë thellë, ndjeni sapunin dhe qetësohuni.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.