Studim

September 4, 2018 | 12:28

Studim / Përdorimi i tepërt i teknologjisë prish harmoninë familjare

Një përdorim i tepruar i telefonit nga prindërit pengon jetën familjare. Të paktën kështu rezulton pas një studimi ku janë pyetur nxënësit.

Mbi një e treta e 2000 të anketuarve të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, i kërkojnë prindërve të mos qëndrojnë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre. 14% thonë se prindërit janë online në orën e ushqimit, dhe 95% e 3 mijë prindërve, të pyetur më vete, e mohojnë këtë.

Studimi është bërë nga Digital Awareness UK. Një fakt tjetër interesant nga nxënësit e pyetur është se kur i kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen ndërsa 44% i kanë injoruar dhe mërzitur.

Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online.

Sondazhet tona tregojnë se fëmijët janë të vetëdijshëm për shumë nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i teknologjisë por kanë nevojë për të rriturit në jetën e tyre për të vendosur kufijtë e qartë dhe për t’u pasur model shembulli. Për të arritur këtë, kemi nevojë për bashkëpunimin e shkollës dhe familjes për të dhënë këshilla të vazhdueshme”, është shprehur Mike Buchanan, drejtor i një shkolle në Britani.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top