Këshilla & Arsye

August 2, 2019 | 8:30

3 arsye pse jemi më të lumtur gjatë verës…

Ka diçka magjike kur zgjohesh dhe sheh diell. Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndodh gjatë verës. Në këtë stinë, njerëzit janë më të kënaqur. Ditët e gjata, muajt që duken pafund, plazhi dhe çdo gjë tjetër ndikon në gjendjen tonë.

Por, ka 3 arsye specifike pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës.

  1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit.

Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.

  1. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu.

Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulëta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë mjaftueshëm energji, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.

  1. Dielli i bën mirë trupit tonë!

Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top