Këshilla & Arsye

April 5, 2018 | 13:31

3 arsye se përse duhet të qani…

Vlerësoni të qenët i fortë. Jeni një person që i bëni gjërat siç duhet. Prandaj, do të preferonit më mirë që t’i bëni ballë një problemi se sa të qaheni. Gjithsesi, e qara nuk do të ndryshojë asgjë – prandaj përse duhet të qani:

Edhe pse është e vërtetë që e qara nuk është zgjidhje për shumë probleme, ajo ka efekte pozitive tek ju dhe marrëdhëniet me të tjerët. Ja cilat janë 3 përfitimet e të qarit:

Njihni veten duke qarë: Nuk qajmë vetëm kur jemi të mërzitur. Të qarit në fakt është një mënyrë shprehje të përvojës. Mund të ndieni një sërë emocionesh, si mërzitje, dhimbje, zhgënjim, acarim ose vetmi. Prandaj, të qarit ju ndihmon t’i shihni gjërat me më qartësi, të njihni më mirë veten dhe të ndërgjegjësoheni për nevojat, dobësitë dhe cilësitë tuaja.

Qarja nxit empatinë: Kur qani para njerëzve që kujdesen për ju, mund të forconi edhe më shumë marrëdhëniet mes jush.

Gjëja më e mirë është që të shfryhemi tek dikush që kemi mundësi.

Lehtëson stresin: Të qarit mund të lehtësojë tensionin emocional. Mund të ndiheni të qetë dhe trupi është më shumë i relaksuar. Në këtë mënyrë do t’i shihni edhe gjërat më me qartë. Për më tepër lotët ulin nivelin e nervozizmit, ankthit dhe agresivitetit.

Burimi / https://shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top