Mirëqenie

December 7, 2016 | 11:42

3 ditë dietë për të rigjeneruar trupin

Shkencëtarët thonë se dieta për  tri ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar, madje edhe tek të moshuarit…

Edhe pse dietat janë kritikuar nga nutricionistët si të pashëndetshme, një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë të Jugut ka arritur në një përfundim që e kundështon këtë tezë. Sipas studiuesve, shmangia e ushqimit për tri ditë me radhë aktivizon organizmin tonë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, të cilat janë mburoja e parë e mbrojtjes ndaj infeksioneve të ndryshme.

Studiuesit thonë se zbulimi mund të jetë veçanërisht i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sistemet e dëmtuara imunitare, si pacientët me kancer, të cilët i nënshtrohen kimioterapisë.

Valter Longo

Valter Longo

Greva e urisë i detyron qelizat staminale që të prodhojnë rruaza të reja, të bardha, pra praktikisht, rinovojnë gjithë sistemin tonë imunitar dhe jo vetëm kaq. Një tjetër lajm i mirë është se gjatë kësaj periudhe organizmi ka flakur tutje pjesët e sistemit tonë imunitar, që mund të kenë qenë të dëmtuara”, thotë Valter Longo, profesor i Shkencës së Biologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe udhëheqës i studimit në fjalë.

Grupi i shkencëtarëve këshilloi që “greva e urisë” për rigjenerimin sistemit imunitar të mbahet nga dy deri në katër ditë çdo gjashtë muaj.

Sidoqoftë janë të nevojshme studime të tjera klinike, pasi çdo ndërhyrje e tillë diete duhet të bëhet vetëm nën drejtimin e një mjeku!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top