Mirëqenie

October 8, 2016 | 6:45

3 hapa si të zvogëlojmë masën trupore

Sa herë e kemi gjetur veten duke menduar “duhet të dobësohem disa kilogramë”, apo “kam vënë pak bark”. Me siguri secili prej nesh ka eksperimentuar me këto lloj reflektimesh të paktën një herë në jetë. Të ndihesh mirë, ka ndikim pozitiv në shumë aspekte, si për shëndetin fizik ashtu edhe për mirëqenien psikologjike. Por cilat janë rrugët për t’u dobësuar? Kemi përzgjedhur tri hapa…

1.Sipas nutricionistëve, për të pasur rezultate në një kohë të shkurtër, duhen ndjekur pak rregulla, për të arritur në një nivel të kënaqshëm të mirëqenies psikofizike. Para së gjithash, shumë aktivitet fizik dhe jo vetëm në palestër. Disa zakone të shëndetshme – si ecja me hap të shpejtë për të paktën gjysmë ore për çdo ditë – mund të përfaqësojnë një program të mirë dobësimi. Por, ata që nuk e preferojnë ecjen apo vrapin, mund të bëjnë not, disiplinë shumë e mirë për të tonifikuar muskujt.

2.Duhet të kemi parasysh që metabolizmi punon shumë mirë kur trupi është i hidratuar, ndaj duhet të pimë nga 1-3 litra ujë në ditë. Uji ka veti shumë të mira për organizmin. Përveç se eliminon toksinat në trup, në veçanti, disa studiues kanë treguar se uji është në gjendje të eliminojë ndjesinë e urisë duke ndihmuar njëkohësisht edhe trupin të “djegë” yndyrat e grumbulluara.

3.Në fakt, është mirë që të gjithë të kuptojnë rrezikun e regjimit të dietave pa kontroll, të cilat janë të rrezikshme, si dietat nëpër revista, apo dietat aspak të përshtatshme për këdo. Ajo që duhet të bëjmë, është ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar, duke kërkuar ndihmën dhe mendimin e profesionistëve të këtij sektori.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top