Marrëdhënie

February 29, 2020 | 8:22

3 këshilla për të mos u përfshirë nga humori i keq i partnerit

Gjendja shpirtërore e njerëzve që na rrethojnë mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht te ne.

“Humori është i ndryshueshëm”, thotë Francesca Santarelli, psikologe dhe psikoterapeute. “Kur jeni në momente trishtimi, ose euforie, mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve këto ndjesi. Pa dashur, shndërroheni në një magnet që mund të tërheqë të tjerët nga frekuencat emotive. Por si të mos përfshiheni nga humori jo i mirë i partnerit?

21Përqendrohuni tek emocionet tuaja

Filloni duke u përqendruar në ndjesitë tuaja. I kuptoni qartësisht ato apo jeni konfuzë? Kur jeni përballë partnerit, mundohuni të kuptoni se çfarë ndjeni sapo filloni të flisni me të. Shënoni ndjesitë tuaja në një bllok të vogël, një lloj “ditari emocionesh”. Ndajeni çdo faqe në dy kolona: majtas shënoni atë që ndodh (faktet, situatën, ngjarjet) dhe djathtas shënoni ndjenjat që i korrespondojnë. Kjo gjë do t’ju lejojë të kuptoni gjendjen tuaj shpirtërore dhe do të hedhë dritë mbi atë që ndjeni, pavarësisht nga humori i njerëzve që keni rreth e rrotull.

Identifikoni ndjenjat

Me t’i kuptuar më qartë ndjenjat tuaja, vërini një emër gjithësecilës, por edhe një lloj nofke përkëdhelëse… Kombinojeni pastaj me një ngjyrë, imazh apo kafshë. Kërkojini partnerit të bëjë të njëjtën gjë me gjendjen e tij emotive. Do të jetë një lojë e këndshme dhe do t’ju ndihmojë të eliminoni barrierat e komunikimit.

Vini rregulla

Kur kuptoni që partneri është në humor të ndryshëm nga i juaji, mundohuni në ndiqni një “kod të sjelljes emotive”: vizualizoni referimin kromatik apo pamor me të cilin e keni shenjuar emocionin në fjalë (shikoni ushtrimin më sipër). Përpiquni të mbani humorin tuaj të mirë dhe të keni kontroll mbi gjendjen tuaj emotive. Përqendrohuni te vetja dhe merruni me një veprimtari që ju bën të ndiheni mirë. Provoni të përfshini në të edhe partnerin – pa e detyruar – gjithnjë duke respektuar zgjedhjen e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top