Njerëzit e sëmurë do të jepnin gjithçka vetëm për të gëzuar një ditë me shëndet të mirë. Mirëpo, kjo gjë ndodh vetëm kur zbulojmë se nuk jemi më si më parë. Për të qenë të shëndetshëm dhe për t’iu rikthyer gjendjes së mëparshme sërish, ndiqni këto rekomandime.
1.Pini sa më shumë ujë
Le ta fillojmë me gjëra të lehta. Një i rritur duhet të pijë rreth 6-8 gota ujë. Pa llogaritur kafen apo çajin. Uji e ndihmon trupin në mbajtjen e një temperature konstante, largon toksinat, që janë një rezultat i pashmangshëm i metabolizmit apo aktivitetit jetësor. Ju do të jeni apo ndiheni më të shëndetshëm. Uji gjithashtu pastron lëkurën tuaj, ndihmon veshkat, ju ndihmon në kontrollimin e të ngrënit dhe ju bëheni më energjik. Të qenit të shëndetshëm, energjik, me një lëkurë të pastër, a nuk është motivim?! Po ashtu pirja e ujit ju mban larg gjërave të tjera – si sodat, apo lëngjet e ndryshme, të cilat kanë shumë kalori. Trupi nuk e llogarit sasinë e marrë dhe ju përsëri do të doni të merrni akoma më shumë kalori më vonë. Nëse dëshironi ta shijoni ujin, shtojini atij pak limon, apo lëng frutash 100% natyral.
2.Hani gjithmonë mëngjes
Një mëngjes i lehtë dhe i shëndetshëm mjafton për të marrë të mirat e të ngrënit herët. Nëse mëngjesi juaj përbëhet nga proteina dhe drithëra, s’do të hani rrëmbimthi në drekë. Kërkimet e ndryshme tregojnë se ata që shmangin mëngjesin, hanë më shumë! Kështu që, në rast se do të frenoni oreksin tuaj, konsumoni gjithmonë vaktin tuaj të parë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm! Në vend të çokollatave apo kafes që ka më shumë krem se çdo gjë tjetër, zgjidhni vezë, fruta, qumësht pa yndyrë, lëng portokalli të freskët, ose çaj. Sa më i shëndetshëm mëngjesi, aq më energjikë do të ndiheni gjatë ditës, nuk do të keni nevojë të hani sërish më vonë.
3.Tregoni kujdes me ushqimin gjatë ditës
Nëse gjysma e vaktit tuaj është perime dhe fruta, jeni në rrugën e duhur. Shtojini vaktit tuaj proteina, bulmet pa yndyrë, si dhe drithëra. Në momentin që keni krijuar një lloj diete ushqimore, edhe trupi juaj do të ndihet më mirë. Jo të gjitha yndyrat janë të dëmshme. Yndyrat e shëndetshme mund të gjenden te peshku si salmoni apo toni, avocado, frutat e thata dhe vaji i ullirit. Këto janë thelbësore për një dietë të mirë dhe të balancuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.