Në fokus

September 8, 2016 | 8:36

Ekzibicionizmi… mungesë vëmendjeje apo intimiteti?

Psikologe Hipnoterapiste Klinike Pedagoge pranë UET

Psikologe
Hipnoterapiste Klinike
Pedagoge pranë UET

Ekzibicionizmi është veprimi i shfaqjes në publik i pjesëve të trupit që zakonisht nuk ekspozohen. Ekzibicionizmi mund të vijë nga një dëshirë e fortë ose detyrim për të ekspozuar veten përpara shokëve, miqve apo të panjohurve, për të tërhequr vë- mendjen ose për kënaqësi seksuale.

Sot ne përballemi nga mëngjesi deri në mbrëmje me këtë fenomen, saqë ka filluar të duket krejt normal edhe në vendet ku veshja duhet të jetë e përshtatshme. Duhet të jemi të qartë për diçka: veshja është një normë që duhet respektuar! Ne shqiptarët kemi shprehjen “Veshja kopileshja” dhe pa dyshim që ka një kuptim shumë domethënës. A mund të mendoni që kur shkoni në spital t’ju presë dikush gjysmë i zhveshur? Sa do t’ia besonim jetën ne këtij personi? Po nëse shkojmë te një balerinë, e cila është me veshjen e saj të punës, a do ta imagjinonim ndryshe të dilte në skenë? Pra, profesioni dhe vendi ku ne punojmë e studiojmë kanë rregullat e veta, të cilat, nëse nuk zbatohen, do të sillnin më shumë dëme se do të bënin punë. Dikush mund të na thotë se një mashkull do të pëlqente një femër infermiere me veshjen e saj të shkurtër që t’i rrinte te koka, por unë do t’i jepja përgjigjen që këtë fantazi le ta plotësojë në momentet e veta intime.

  1Roli i medias

Në ditët e sotme mediat e revistat po i japin një vlerë kaq të madhe dhe rëndësi kësaj pjese saqë duhet me patjetër të kesh ekspozuar diçka, përndryshe je jashtë mode! Përndryshe ti nuk tërheq më partnerë seksualë, përndryshe ti shikohesh me dyshim se diçka nuk shkon dhe dukesh më i/e vështirë. Sa vlerë ka kjo sjellje dhe për kë? Pa dyshim që për njerëzit e modës, të skenës, artit gjërat janë ndryshe, por për një student/e që vjen në auditor çfarë do të thoshim? Si do performonte një lektor/e përpara një audience gjysmë të zhveshur? Nëse një studente femër ka për të referuar përpara klasës dhe zgjedh të ketë një veshje provokuese, ekzibicionizmi pa dyshim që ka arsyet e veta të qëllimshme. Por do të thosha që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me seksin në kontekstin shqiptar. Është e çuditshme se si femrat provokojnë me veshje e gjeste dhe në shumicën e rasteve qëndrojnë aty! Kjo vjen nga mungesa e vëmendjes apo e seksit? Duhet të bëjmë studime për të dhënë një përgjigje korrekte, por ndikimi i grupit dhe i shoqërisë është i pashmangshëm. Nëse shoqja juaj ka veshje të tillë dhe tërheq më shumë meshkuj, ju duhet të bëheni xheloze dhe të bëni të njëjtën gjë? Këtu ka një problematikë të vogël: duhet të jeni të sigurt te vetja dhe të besoni tek ato që bëni, që të mos ndikoheni nga të tjerët dhe nga mediat.

1Pak njerëz janë vetvetja

Sot po vihen re gjithmonë e më pak njerëz që janë vetvetja: pra duan dhe sillen ashtu si ndihen. Kam disa paciente femra adoleshente, të cilat quhen të çuditshme nga shokët dhe shoqet e klasës apo shkollës sepse ato vishen shumë thjesht dhe ashtu si duan, totalisht jashtë mode dhe pa ekspozuar asgjë (ekspozimi mund të jetë dëshirë e rebelimit të adoleshentit). Njëra prej tyre është vetëm 15 vjeçe dhe lexon Niçen, Frojdin. Për atë nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët, por gjithsesi ata e bëjnë të ndihet ndryshe dhe të gjejë rehatinë vetëm mes librave. Ajo vjen e veshur thjesht, me një bluzë të lëshuar dhe një palë pantallona xhins. Në krah ka një çantë të viteve ’80, e cila i mjafton për të futur gjërat e saj. Si do ta kategorizonim ne këtë adoleshente? A vlen apo jo vetëm për faktin se vishet ashtu si dëshiron dhe ndërkohë që kënaqësia e saj është mendore dhe shpirtërore? Sa gjatë do ta dënojmë këtë vajzë apo dhe ndonjë djalë, i cili nuk i ka flokët të stiluara, por ndihet mirë me veten? Pas disa viteve, kur pjesa që i ka gjykuar përballet me një gjykatës, avokat, doktor, inxhinier, profesor të suksesshëm, fjalët e para ndoshta do të ishin se ky/kjo s’ishin askush në shkollë – nuk jua varte asnjë! Dhe Odiseja vazhdon… ti shkon në klub të rinjsh dhe vë re se shumica janë veshur dhe zbukuruar (kjo gjë është perfekt) me nga një gotë përpara, duke parë nëse po i vështron dikush apo po flirton me shokun/shoqen ngjitur. Pak prej tyre shikon që të ndiejnë muzikën dhe të kërcejnë deri në ekstazë për t’u argëtuar. Shumica janë aty për ekzibicionizëm. Janë për të treguar pjesët më të bukura të trupit. Janë aty për ta mbushur veten për së jashtmi.

Ekzibicionizmi do vazhdojë ashtu sikurse do të vazhdojë edhe pjesa tjetër e shoqërisë, e cila do të gjejë një mënyrë më të bukur për t’u përmbushur! Kur të bëjmë atë që na bën të ndihemi mirë atëherë do të jetë ndryshe. Dikush mund të thotë se këta kështu ndihen mirë! Jam dakord, por ai që ndihet mirë me këtë mënyrë le ta pyesë veten thellë kur të jetë në qetësi. Përgjigjja do të jetë ajo e vërteta, sepse e pavetëdishmja nuk gënjen asnjëherë! Shpirti dhe dashuria nuk mbushen me ekzibicionizëm dhe falsitet!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top