Mendimet dhe ndjenjat negative na shpërqendrojnë nga aktivitetet e përditshme të jetës. Në një kohë të shkurtër, mendja fillon të rrëshqasë më shpesh drejt negativitetit, dhe ndjenjat e errëta shndërrohen në një zakon të keq, të cilit i largohemi me vështirësi. Si çdo ndërprerje e zakoneve jo të mira, edhe kjo gjë kërkon stërvitjen e mendjes dhe formulimin e mendimeve të ndryshme.
1. Mbani një plan rezervë
Kur ndiheni të stresuar, të mbingarkuar ose me moral të rënë, ato ndjenjat dhe mendimet që mendonit se ishin zhdukur përgjithmonë kanë tendencën të kthehen tinëz. Kur ndodh kjo gjë, keni nevojë të përdorni një metodë shtesë ku të mbështeteni për të përballuar momentet e vështira, pa lejuar që mendimet ose ndjenjat e forta t’ju përfshijnë dhe t’ju pengojnë me peshën e tyre.
2. Reflektoni për përmbushjen e synimeve
Bota është e mbushur me gjëra të vogla që japin lumturi në të cilat përfshihet edhe të ndihmosh të tjerët, të mbarosh një punë, të arrish një objektiv, të shpenzosh kohë jashtë shtëpisë, duke admiruar natyrën ose një perëndim ose shijimin e një vakti me miqtë ose me familjen. Domethënë, të reflektoni aspektet pozitive të jetës zhvillon sigurinë në vetvete dhe rrit ndjenjën e shpërblimit në përvojat e së ardhmes.
3. Kujdesuni për veten
Kur nuk ndiheni mirë, është e vështirë të mblidhni forcat dhe energjitë e nevojshme për të qenë pozitivë. Bëni çdo gjë që duhet për të mbajtur mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj të shëndetshëm. Ato mendimet dhe ndjenjat negative do të kenë shanse më të ulëta që të shtohen.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 170
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.