FB

February 22, 2023 | 10:27

3 këshilla si të mësoni të thoni “Jo”

Shumë njerëz kanë vështirësi të thonë “Jo”. Nëse dikush ju kërkon një nder ose të bëni një punë, mund të ndiheni të detyruar të pranoni. Kujtoni, se nëse keni mundësinë të bëni diçka, kjo nuk do të thotë se jeni të detyruar ta bëni. Gjeni mënyrën më të mirë për të thënë “Jo” duke menduar për kufijtë personalë dhe për situatën. Nuk ka asgjë të keqe që t’i jepni përparësi vetes dhe shëndetit tuaj mendor.

Jepini vetes të drejtën të thoni “Jo” 

Shumë njerëz i përgjigjen instinktivisht “Po” kërkesës së dikujt për një nder. Kujtoni, nuk jeni asnjëherë të detyruar të pranoni dhe në disa raste nuk ka asgjë të keqe të thoni “Jo”. Mos e harroni këtë aspekt ndërkohë që mendoni se si të përgjigjeni. Nëse nuk thoni “Jo”, kjo gjë mund të ketë pasoja negative. Mund t’i inkurajoni të tjerët që të mbështeten gjithmonë te ju. Po ashtu, do të shpërdoroni shumë energji dhe do të humbisni përqendrimin. Nëse thoni “Po” shumë shpesh, mund të humbisni raste të mira, pasi duke e shpërdoruar kohën tuaj duke bërë gjëra që nuk doni t’i bëni, do të keni më pak kohë për veten.

Caktoni kufij 

Është më e lehtë të thoni “Jo” nëse keni një arsye për ta bërë. Megjithatë, nuk duhet të bëhet fjalë për një arsye konkrete. Shumë njerëz mendojnë se nëse kanë mundësinë të bëjnë diçka, duhet ta bëjnë me çdo kusht. Arsyeja për të thënë “Jo” mund të jetë thjesht respekt për kufijtë tuaj personalë. Merrni në konsideratë se çfarë mund të bëni dhe çfarë ju pëlqen të bëni realisht. Mund t’u thoni “Jo” aktiviteteve që ju thithin energjitë dhe që ju shpërqendrojnë.

Ushtrohuni të thoni “Jo” 

Mund të duket e kotë, por mundeni vërtet të praktikoheni për të thënë “Jo”. Dilni para pasqyrës dhe përpiquni të thoni një “Jo” të vendosur, duke imagjinuar se po flisni me dikë, në mënyrë që të ndiheni rehat me fjalën “Jo”. Shumë njerëz nuk thonë jo sepse ndihen nervozë dhe pranojnë që të shmangin ankthin. Duke u praktikuar do të lehtësoni atë pjesë të ankthit.

 

 

 

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.176, muaji Shkurt

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top