Maskat e fytyrës me shafran Indie janë një ilaç i vjetër i gjysheve për të mbajtur lëkurën të re dhe elastike.
Shafrani është një erzë me vetitë antioksidante, e shkëlqyer për të dhënë aroma edhe për enët apo shije në gatime. Por ajo që e bën gjithashtu të veçantë, janë recetat e lashta të bukurisë, të tilla si maska fytyre kundër rrudhave.
Së bashku me produkte të tjera natyrale si vaji i ullirit, kosi dhe mielli i qiqrave, shafrani ndihmon në rigjenerimin e thellë të lëkurës, duke tendosur rrudhat. Ndërkaq, ai është i shkëlqyer për heqjen e njollave të vjetra.
Maska për fytyrën me shafran: recetat
Maskë antirrudhë me kos, shafran dhe mjaltë
Kosi është i shkëlqyer për fytyrën, pasi në të njëjtën kohë ushqen dhe pastron lëkurën. Së bashku me shafranin zbut rrudhat. Mjalti, nga ana tjetër, e bën lëkurën shumë të butë dhe lufton papastërtitë. Për të përgatitur maskën, përzieni në një tas: 2 lugë kos të trashë të bardhë, ½ lugë çaji shafran dhe 1 mjaltë, derisa të përftohet një masë në formë kremi të butë. Aplikojeni atë në të gjithë fytyrën, duke shmangur konturin rreth syve dhe lëreni të veprojë përreth 20 minutash jo më shumë, sepse lëkura ndryshe do të zverdhet.
Maske fytyrë me shafran, sheqer dhe vaj ulliri
Së bashku me sheqerin dhe vajin e ullirit, shafrani i Indisë është perfekt për krijimin e një maske rigjeneruese. Shtoni 2 lugë vaj ulliri, 3 lugë sheqer kaf dhe gjysmë lugë çaji shafran. Përziejini mirë dhe aplikojeni maskën në fytyrën e njomë me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe pastaj shpëlajeni.
Maskë me shafran dhe miell qiqrash
Kjo maskë është e shkëlqyer për zbehjen e njollave. Vendosni në një tas 3 lugë miell qiqrash, ½ lugë çaji shafran, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe ujë të mjaftueshëm për të bërë përzierjen. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: notiziebenessere.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.