Këshilla & Arsye

July 13, 2016 | 8:24

3 mënyra për të ndaluar djersitjen e tepruar

Provoni këto 3 këshilla për të marrë kontrollin e djersitjes tuaj. Ja çfarë duhet bërë:

SHMANGNI USHQIMET PIKANTE DHE KAFEINËN

Kafja dhe erëzat e forta mund të stimulojnë edhe më shumë gjëndrat e djersës. Kafeina dhe ushqimet pikante aktivizojnë acetilkolinën, një neurotransmetues i sistemit nervor qendror dhe periferik. Nëse acetilkolina është e aktivizuar shumë, vjen deri te djersitja e tepruar, dhe pika juaj e fillimit për një erë më të këndshme është ndryshimi i plotë i të ushqyerit.

ZAKONET E MIRA

Njeriu ka, mesatarisht, 2 deri në 4 milionë gjëndra djerse që punojnë si një sistem ftohje të trupit dhe na mbrojnë nga mbinxehja. Duart tona, këmbët, fytyra, shpina, gjoksi dhe ijet përmbajnë koncentrim të lartë të gjëndrave të djersës, ashtu që përdorimi i antiperspirantëve në këto pjesë të trupit mund të t’ju ndihmojë të qëndroni i thatë. Shmangni spërkatjen e pjesëve të ndjeshme të trupit siç është fytyra dhe organet gjenitale.

ÇLIROHUNI NGA STRESI

Përveç temperaturave të padurueshme dhe trajnimeve të mundimshme, merrni në konsideratë edhe faktorin emocional. Është e njohur mirë se sa ndikon stresi në djersitje, kështu që, nëse ndodheni shpesh në situata stresi, duhet të filloni të përdorni teknikat që reduktojnë ankthin tuaj, të tilla si frymëmarrja e thellë dhe meditimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top