Humbja e peshës nuk ka qenë asnjëherë kaq e thjeshtë dhe e shpejtë. Gjithmonë ajo arrihet nëse ndiqni një plan të caktuar ushqimor dhe nëse keni pak durim. Por mund të jetë e vështirë nëse nuk keni durim dhe hani gjëra të pashëndetshme. Jeta jonë është si një karusel dhe ne gjithmonë nuk kemi kohë për veten tonë, kështu që u drejtohemi ushqimeve të përpunuara.

Nga Anila Kalleshi
Dietologe
3 përbërës të shëndetshëm që ndihmojnë në humbjen e peshës
Nëse dikush ju thotë që mund t’i humbni kilet e tepërta me 3 përbërës të thjeshtë, nuk gabohet. Kuzhina juaj ka disa përbërës që mund të përmirësojnë dhe përshpejtojnë metabolizmin. Dhe ato janë mjalti, limoni dhe kanella.
1.Mjalti
A jeni njohur me përfitimet e shumta që mjalti ka në trupin tonë? Ai është një superushqim që përmirëson sistemin tretës dhe është zëvëndësues i mrekullueshëm i sheqerit. Ndihmon në procedurën e humbjes së peshës. Të merrni një lugë mjaltë me ujë të ngrohtë në mëngjes, ka efekte të mrekullueshme në humbjen e kileve të tepërta.
2.Limoni
Limoni është një nga antioksidantët më të mirë, natyra acidike e të cilit ka një sërë përfitimesh për shëndetin. Limoni heq toksinat e ndryshme nga trupi dhe përshpejton metabolizmin e trupit. Limoni gjithashtu rifreskon lëkurën duke ju bërë të ndiheni të freskët e të rinuar. Shtrydhni gjysëm limoni në një gotë me ujë duke i shtuar pak mjaltë dhe shihni efektet pasi ta pini.
3.Kanella
Kanella është tepër e shëndetshme dhe ka një sërë përfitimesh në trupin tuaj. Jo vetëm që ndikon në humbjen e peshës, por gjithashtu rregullon dhe nivelin e sheqerit në gjak duke reduktuar shanset për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Një pije detoks: kanellë, limon, mjaltë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.