Marrëdhënie

September 30, 2017 | 8:40

Letër prindërore

1

Tani akoma nuk jam plakur, mirëpo kur të më shohësh të tillë, ji i durueshëm me mua dhe mundohu të më kuptosh…

– Nëse bëhem pis gjatë ngrënies, dhe nëse nuk mundem vet të vishem, ji i durueshëm!
– Kujto orët, të cilët kam shpenzuar deri sa të mësova ty!
– Nëse gjatë bisedës përsëris gjërat e njëjta, mos më ndërpre, më dëgjo!
– Kur ishe i vogël, duhej të dëgjoja bisedën e njëjtë me dhjetëra herë deri sa të zinte gjumi. 
– Nëse nuk dëshiroj të lahem, mos më përqesh dhe mos më fyej. Kujto si duhej të të kapja dhe trilloja njëmijë arsye që të hyje në vaskë.
– Kur të vëresh mosnjohjen time ndaj teknologjisë së re, më jep pak kohë dhe mos më shiko me tallje!
– Unë ty t’i mësova shumë gjëra, të ushqehesh drejtë, të vishesh drejtë, të ballafaqohesh me jetën…
– Nëse ndonjëherë gjatë bisedës harroj apo i humb fijet e bisedës, më jep pak kohë të kujtohem, ndërsa nëse nuk më shkon për dore, mos u brengos!
– Nuk është biseda jonë gjëja më e vlefshme në botë, por fakti që jam me ty dhe di të më dëgjosh!
– Nëse nuk dëshiroj të ha, mos më detyro! E di unë kur kam nevojë për ushqim.
– Kur këmbët e mia nuk do të mbajnë më, më jep dorën tënde dhe më ndihmo ashtu siç të ndihmoja unë ty kur i bëje hapat e parë.
– Në qoftë se të them se nuk dua të jetojë më, mos u zemëro me mua, një ditë do ta kuptosh këtë, një ditë do të kuptosh që krahas të gjitha gabimeve, ta kam dëshiruar më të mirën dhe jam munduar të të përgatis në rrugëtimin e jetës.
– Mos u pikëllo, mo u zemëro dhe mos u ndje i pafuqishëm, kur me sheh të tillë pranë vetes!

BUHU MBËSHTETJA IME, NDIHMO RRUGËTIMIN TIM ME DASHURI DHE DURIM. DO TA KTHEJ ME BUZEQESHJE DHE ME DASHURI TË PAMASË, TË CILAT I KAM RUAJTUR PËRGJITHMONË VETËM PËR TY.

Të dua,
PRINDI YT.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top