Këshilla & Arsye

April 12, 2019 | 8:10

3 pyetjet më të shpeshta që bëjnë nënat e reja në javën e parë të të porsalindurit

Të bëhesh nënë për herë të parë do të thotë të përballesh me një sfidë të pabesueshme. Pas lindjes dhe kur shkojmë në shtëpi me fëmijën tonë në krahë dhe gjatë javës së parë të të porsalindurit, përjetojmë një ndjenjë të papërshkrueshme frike, dyshimi dhe shumë emocioneve.

Por është e vërtetë, një i porsalindur nuk vjen me një manual udhëzimi, dhe për këtë arsye, ju do të keni një mijë dyshime gjatë javës së parë së foshnjës. Në këtë artikull, jepen përgjigjet e 3 pyetjeve më të zakonshme që ka gjasa të kenë kaluar në kokën tuaj.

3 pyetjet më të shpeshta në javën e parë të të porsalindurit

A është normale që fëmija të qajë kaq shumë?

Një nga gjërat që mund të hasni si prindër është se fëmija juaj fillon të qajë vazhdimisht. Është irrituese sepse nuk e dini pse qan dhe kështu që nuk e keni idenë se si të veproni.

Shumë thonë se janë dhimbje barku, por në shumicën e rasteve kjo nuk është e vërtetë. Realiteti është se ne nuk i dimë arsyet e sakta pse qajnë foshnjat. Ajo që është e sigurt është se është një sjellje që i shoqëron gjatë tre muajve të parë të jetës dhe mbi të gjitha gjatë javës së parë.

Disa prindër përpiqen të qetësojnë fëmijët e tyre duke bërë fytyra apo muzikë të lartë. Me këtë fëmija hutohet për një moment dhe pastaj fillon përsëri.

Një nga shkaqet e kësaj mund të jetë acarimi i shkaktuar nga pëlhura e rrobave. Kontrolloni dhe ndryshoni pelenën nëse është e nevojshme. Gjithashtu, aplikoni pak krem mbrojtës. Nëse problemi është veshja, zgjidhni pëlhura të buta, si ato prej pambuku. Me kalimin e kohës, do të mësoni të kuptoni gjuhën e fëmijës suaj dhe çfarë do të thotë qarja gjatë gjithë kohës.

A po e ushqejmë atë siç duhet apo jemi duke e ekzagjeruar?

Të dish nëse nëna prodhon mjaftueshëm qumësht për foshnjën, si dhe nëse foshnja merr qumështin e nevojshëm nga gjoksi, janë dy nga pyetjet më të zakonshme të bëra nga prindërit në javën e parë të të porsalindurit.

Për këtë është e nevojshme të dini sa më poshtë: nëna do të prodhojë pikërisht qumështin që ka nevojë fëmija. Problemi i mbipeshës ndodh kur qumështi i gjirit kombinohet me shtesë. Në këtë rast fëmija juaj nuk do të marrë vetëm qumështin që i nevojitet, por do përfundojë edhe atë në shishe.

Rezultati i këtij tejkalimi mund të jetë një mbipeshë e hershme. Këshilla jonë është të zgjidhni një opsion: shishe ose qumësht gjiri. Nëse zgjidhni një shishe, kërkoni nga pediatri sasinë e saktë që fëmija juaj duhet të marrë dhe mos e tejkaloni atë.

Duhet të merret në konsideratë se qumështi i gjirit është më i përshtatshmi për të ushqyer të porsalindurin. Ju duhet të prisni marrjen e plotë nga një gji dhe pastaj t’i ofroni tjetrin nëse është e nevojshme, pasi qumështi i fundit është me shumë proteina. Përmban yndyrna më të shëndetshme për fëmijën tuaj.

A është normale që fëmija fle aq shumë?

Ata që bëhen prindër për herë të parë do të kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke parë fëmijën gjatë gjumit. Në një moment do të pyesin veten pse fle aq shumë. Nëse jeni një nga këta prindër, duhet të dini se është diçka krejtësisht normale dhe rreptësisht e nevojshme, pasi gjumi sjell përfitime të panumërta si:

  • Ruajtja dhe aktivizimi i energjisë
  • Rritja e oreksit
  • Maturimi dhe zhvillimi i organeve jetësore
  • Rritje e shëndetshme.

Për gjithçka që kemi thënë, është e nevojshme të mos ndërpritet momenti kur fëmija fle. Është e rëndësishme që të vendosni kohët e gjumit dhe vetëm nëse nuk zgjohet kur doni, mund ta zgjoni.

Ju duhet të krijoni orarin e gjumit gjatë javës së parë. Kur e vendosni fëmijën në djep, duhet ta shtrini në shpinë dhe ta prekni. Jemi të sigurt se me këto përgjigje, java e juaj e parë si prind do të jetë shumë më e lehtë.

 

 

Burimi / siamomamme.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top